Zanussi ZFC1040WA ユーザーズマニュアル

ページ / 84
4
www.zanussi.com
•  Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët 
elektrike (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon e 
rrjetit, kompresorin). Kontaktoni Shërbimin 
ose një inxhinier elektrik për të ndërruar 
pjesët elektrike.
•  Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën 
nivelin e spinës së rrjetit.
•  Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të 
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e 
arritshme pas montimit të pajisjes.
•  Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke 
e tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë 
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Përdorimi
   KUJDES!
 Rrezik lëndimi, djegiesh, 
goditjeje elektrike ose zjarri.
•  Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj 
pajisjeje.
•  Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh. 
makinë akulloresh) në pajisje përveçse kur 
është shënuar nga prodhuesi se mund të 
vendosen.
•  Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te 
qarku i frigoriferit. Ai përmban izobutan 
(R600a), një gaz natyror me nivel të lartë 
pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz merr 
flakë.
•  Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni 
që të mos ketë flakë dhe burime ndezjeje 
në dhomë. Ajrosni dhomën.
•  Mos lejoni që enë të nxehta të prekin pjesët 
plastike të pajisjes.
•  Mos vendosni pije freskuese në ndarjen e 
ngrirjes. Kjo krijon presion tek ena e pijes.
•  Mos vendosni produkte të ndezshme ose 
sende të lagura me produkte të ndezshme 
brenda, pranë ose mbi pajisje.
•  Mos e prekni kompresorin ose 
kondensatorin. Ata janë të nxehtë. 
•  Mos hiqni ose mos prekni sende në ndarjen 
e ngrirësit nëse duart i keni të lagura ose të 
njoma.
•  Mos ngrini përsëri ushqime që janë shkrirë.
•  Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që gjenden tek 
ambalazhimi i ushqimit të ngrirë.
Kujdesi dhe pastrimi
   KUJDES! Rrezik lëndimi ose dëmtim i 
pajisjes.
•  Përpara se të kryeni mirëmbajtjen, 
çaktivizojeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
•  Kjo pajisje përmban hidrokarbure në 
njësinë ftohëse. Vetëm një person i 
kualifikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen dhe 
rimbushjen e njësisë.
•  Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit 
të pajisjes dhe, nëse është e nevojshme, 
pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është 
i bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në 
fundin e pajisjes.
Eliminimi i pajisjes
   KUJDES! Rrezik lëndimi ose mbytjeje. 
•  Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit 
elektrik.
•  Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe 
hidheni atë.
•  Hiqni derën për të evituar ngecjen e 
fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake brenda 
pajisjes.
•  Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të 
kësaj pajisjeje nuk ndikojnë te ozoni.
•  Shkuma izoluese përmban gaz të 
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e 
bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën 
e duhur të hedhjes së pajisjes.
•  Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë 
së ftohjes që është afër shkëmbyesit të 
nxehtësisë.