Zanussi ZHC 6131 X ユーザーズマニュアル

ページ / 68
59
Aralajmërimet dhe këshilla
•  ky libërth me udhëzime për përdorim është parashikuar 
për disa versione të aparatit. ka mundësi që të jenë 
përshkruar pjesë të posaçme të pajisjeve, që nuk i 
përkasin aparatit tuaj.
•  Prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për 
dëmet e shkaktuara nga instalimi i pasaktë ose jo në 
përputhje me rregullat përkatëse.
•  Largësia minimale e sigurisë midis Platformës së gatimit 
dhe Aspiratorit duhet të jetë prej 650 mm, (disa modele 
mund të instalohen në një largësi më të vogël, referojuni 
paragrafëve ambalazhi dhe instalimi).
•  kontrolloni që tensioni i rrymës elektrike të jetë i njëjtë 
me atë të shënuar në targën e vogël brenda Aspiratorit.
•  Për Aparate të klasit I sigurohuni që impianti elektrik i 
shtëpisë të garantojë tokëzimin e duhur.
•  Lidheni Aspiratorin në dalje të ajrit të thithur me tuba 
me diametër baras ose më shumë se 120 mm. kalimi 
i tubave duhet të jetë sa më i shkurtër që të jetë i 
mundur.
•  Mos e lidhni Aspiratorin me kanale shkarkimi të tymrave 
të shkaktuara nga djegia (kaldaje, oxhaqe, etj.)
•  Në rast se në dhomë përdoren si Aspiratori ashtu 
edhe aparate që nuk funksionojnë me energji elektrike 
(për shembull aparate që përdorin gaz), mjedisi duhet 
ajrosur në mënyrë të duhur. Në rast se kuzhina nuk 
është e pajisur, krijoni një hapje që të komunikojë me 
jashtë, për të siguruar futjen e ajrit të pastër. Përdorimi 
i duhur e pa rreziqe përftohet kur depresioni maksimal i 
lokalit nuk e kalon masën 0,04 mBar.
•  Në rast se teli ushqyes dëmtohet, duhet zëvendësuar 
nga prodhuesi ose nga shërbimi i asistencës teknike, në 
mënyrë që të parandalohen rreziqet.
•  Lidheni Aspiratorin me rrjetin ushqyes me energji duke 
ndërvendosur një çelës bipolar me hapje të kontakteve 
të paktën 3 mm.
Përdorimi
•  Aspiratori është prodhuar vetëm për përdorim shtëpiak, 
për të hequr erërat e kuzhinës.
•  Mos e përdorni kurrë Aspiratorin në mënyrë të 
parregullt.
•  mos lini flakë të lira me intensitet të madh poshtë
Aspiratorit në funksionim.
•  Rregullojeni gjithnjë flakën në mënyrë që ta shmangni
daljen anash të saj në lidhje me pjesën fundore të 
tiganëve.
•  kontrolloni fërgueset gjatë përdorimit: vaji i mbinxehur 
mund të marrë zjarr.
•  mos përgatisni ushqime flambe poshtë aspiratorit të
kuzhinës; ka rrezik zjarri.
•  ky aparat nuk duhet përdorur nga persona (përfshi 
fëmijët) me aftësi të reduktuara psikike, shqisore ose 
mendore, apo nga persona pa përvojë e njohuri, përveç 
rasteve kur kontrollohen ose udhëzohen për përdorimin 
e aparatit nga persona përgjegjës për sigurinë e tyre.
•  Fëmijët duhet të kontrollohen me shumë kujdes që të 
mos luajnë me aparatin. 
•  “kUJdeS: Pjesët që mund të preken mund të bëhen 
shumë të nxehta në rast se përdoren me aparatura 
pjekëse.”
Mirëmbajtja
•  Simboli   tek artikulli ose mbi ambalazh tregon se 
produkti nuk duhet konsideruar si mbeturinë shtëpiake 
normale, por duhet çuar në pikën e posaçme të 
mbledhjes për riciklimin e aparaturave elektrike dhe 
elektronike. duke e përpunuar këtë produkt në mënyrë 
të duhur, kontribuojmë për shmangien e pasojave 
potenciale negative ndaj mjedisit e shëndetit, që mund 
të rrjedhin nga përpunimi i papërshtatshëm i produktit. 
Për informacione më të detajuara për riciklimin  këtij 
produkti, kontaktoni zyrën komunale, shërbimin vendor 
për përpunimin e mbeturinave ose dyqanin ku produkti 
është blerë.
•  Para se të filloni me çfarëdo veprim mirëmbajtës, fikeni
Aspiratorin duke hequr spinën elektrike ose duke fikur
çelësin e përgjithshëm të korrentit.
•  Bëjini Filtrave një mirëmbajtje të përpiktë e të 
menjëhershme, sipas intervaleve të këshilluara (rrezik 
zjarri). 
 - Filtra kundër erës së keqe me karbon aktiv W: Filtri 
kundër erës së keqe me karbon aktiv nuk mund 
të lahet dhe nuk është i rigjenerueshëm, duhet 
zëvendësuar rreth çdo 4 muaj përdorimi ose më 
shpesh, për një përdorim veçanërisht intensiv.
W
 - Filtra kundër yndyrës Z: mund të lahen edhe në 
makinë enëlarëse, e duhen larë të paktën rreth çdo 
2 muaj përdorimi ose më shpesh, për një përdorim 
veçanërisht intensiv.
Z
Llamba të vogla të komandimit atje ku janë të 
pranishme
•  Për pastrimin e sipërfaqeve të Aspiratorit mjafton të 
përdorni një cohë të lagur dhe detergjent të lëngshëm 
neutral.
SQ