Zanussi ZGG 66414 BA ユーザーズマニュアル

ページ / 68
rreziku i tejnxehjes dhe i thyerjes së pllakës
së xhamit (nëse ka).
• Mos përdorni tigan me diametër më të
vogël se madhësia e vatrës. Flakët mund
të nxehin dorezën e tiganit. Referojuni
tabelës në kapitullin "Udhëzime dhe
këshilla të nevojshme".
• Enët e gatimit nuk duhet të shtrihen mbi
pjesën e butonave.
• Sigurohuni që enët të mos dalin jashtë
buzëve të sipërfaqes së gatimit dhe që të
jenë vendosur në qendër të rrathëve për të
shmangur rreziqet e sigurisë.
• Mos përdorni enë gatimi të
paqëndrueshme ose enë me fund të
dëmtuar. Ekziston rreziku i përmbysjes dhe
i aksidenteve.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme,
objekte që shkrihen (prej plastike ose
alumini) dhe/ose pëlhura në pajisje, afër
ose mbi të. Ka rrezik shpërthimi ose zjarri.
• Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me
pajisjen.
• Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat
pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të
prekin pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini
të koklaviten kabllot elektrike.
Instalimi
• Duhet t’i lexoni këto udhëzime.
Prodhuesi nuk është përgjegjës për
asnjë lëndim ndaj personave dhe
kafshëve ose dëmtime ndaj pronës të
shkaktuara nga mosndjekja e këtyre
kërkesave.
• Për të shmangur rrezikun e dëmtimit të
strukturës ose lëndimet fizike, instalimi,
lidhja e pajisjet tek korrenti dhe sistemi i
furnizimit me gaz, përgatitja dhe
mirëmbajtja e pajisjes duhen bërë vetëm
nga një person i kualifikuar në pajtim
me standardet dhe rregullat vendore në
fuqi.
• Sigurohuni që pajisja të mos jetë dëmtuar
nga transporti. Mos e lidhni pajisjen në
rrjet, po të jetë dëmtuar. Nëse është e
nevojshme, flisni me shitësin.
• Përdorni vetëm pajisje të integruara pasi ta
keni montuar pajisjen siç duhet në njësitë e
integruara dhe në sipërfaqet e punës që
përputhen me standardet në fuqi.
• Mos e instaloni rrafshin e gatimit mbi një
pajisje shtëpiake nëse këto udhëzime të
instalimit nuk e lejojnë.
• Pajisjen instalojeni vetëm mbi një sipërfaqe
pune të sheshtë.
• Mos i ndryshoni specifikimet dhe mos e
modifikoni këtë produkt. Ekziston rreziku i
lëndimit dhe i dëmtimit të pajisjes.
• Ndiqni plotësisht ligjet, rregulloret,
direktivat dhe standardet në fuqi të vendit
ku do të përdorni pajisjen (normat e
sigurisë, normat e riciklimit, rregullat e
sigurisë elektrike etj.)
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
• Instaloni mbrojtjen kundër goditjeve
elektrike, si për shembull, montoni sirtarët
vetëm me një bazament mbrojtës nën
pajisje.
• Ruajini sipërfaqet e çara të pjesës së
sipërme nga lagështira, me një izolues të
saktë.
• Puthiteni pajisjen me planin e punës pa
lënë asnjë hapësirë duke përdorur një
izolues të përshtatshëm.
• Parandaloni dëmtimin e bazamentit të
pajisjes nga avulli dhe lagështia e krijuar,
p.sh. nga enëlarësja ose furra.
• Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Dyert dhe dritaret që hapen
mund të përmbysin enë të nxehta gatimi
nga rrafshi i gatimit.
• Para instalimit, sigurohuni që kushtet e
furnizimit lokal (lloji i gazit dhe presioni)
dhe përshtatja e pajisjes të jenë të
përputhshme. Kushtet e përshtatjes për
këtë pajisje tregohen në etiketën e
parametrave, e cila mund të gjendet afër
tubit të furnizimit me gaz.
• Kjo pajisje nuk është e lidhur me ndonjë
sistem të nxjerrjes së tymrave të djegies.
Ajo duhet të instalohet dhe të lidhet në
pajtim me rregulloret ekzistuese për
 
3
www.zanussi.com