Samsung MC28H5135CK ユーザーズマニュアル

ページ / 320
Shqip - 23
04
  PËRD
o
RIMI I 
fURRËS
Përdorimi i veçorive të ShKrirjeS Së FuQiShme
Veçoritë e shkrirjes së fuqishme mundësojnë shkrirjen e mishit, shpesëve, peshkut, 
bukës, kekut dhe frutave. Koha e shkrirjes dhe niveli i fuqisë caktohen automatikisht.  
Ju duhet thjesht të zgjidhni programin dhe peshën.
Përdorni vetëm enë që nuk dëmtojnë mikrovalën.
Hapni derën. Vendoseni ushqimin që ndodhet në enë qeramike në mes të pjatës 
rrotulluese. Mbyllni derën.
1.  Shtypni butonin Power defrost (Shkrirje e fuqishme).
2.  Zgjidhni llojin e ushqimit që jeni duke gatuar duke rrotulluar 
çelësin zgjedhës të funksionit të shumëfishtë. Referojuni 
tabelës në faqen vijuese lidhur me përshkrimin e cilësimeve 
të ndryshme të programuara paraprakisht. Në këtë moment, 
shtypni çelësin zgjedhës të funksionit të shumëfishtë 
për të zgjedhur llojin e ushqimit.
3.  Zgjidhni madhësinë e racionit duke rrotulluar çelësin 
zgjedhës të funksionit të shumëfishtë.
4.  Shtypni butonin Start/+30s (FiLLo/+30s).
rezultati: 
•  Fillon shkrirja.
•  Sinjali i furrës bie gjatë shkrirjes për t'ju 
kujtuar që ta ktheni ushqimin nga ana tjetër.
5.  Shtypni sërish butonin Start/+30s (FiLLo/+30s) për të 
përfunduar shkrirjen.
rezultati:  Kur gatimi të ketë përfunduar, sinjali i furrës do të 
bjerë dhe do të pulsojë "End (Fund)" 4 herë. Më 
pas sinjali i furrës do të bjerë një herë çdo minutë.
Tabela e mëposhtme paraqet programet e ndryshme të shkrirjes së fuqishme, sasitë 
dhe udhëzimet e duhura. Hiqni të gjitha llojet e materialeve të paketimit para shkrirjes.
Vendoseni mishin, shpesët dhe peshkun në një pjatë të sheshtë qelqi ose në pjatë 
qeramike, rregulloni bukën, kekun dhe frutat në letër kuzhine.
Kodi/ushqimi
madhësia e 
racionit
udhëzimet
1
Mish
200-1500 g Mbulojini anët me letër alumini. Kthejeni mishin nga 
ana tjetër kur të bjerë sinjali i furrës. Ky program është i 
përshtatshëm për mishin e viçit, mishin e qengjit, mishin e 
derrit, për biftekun, bërxollat, mishin e grirë.  
Lëreni për 20-90 minuta.
2
Pulë
200-1500 g Mbulojini majat e këmbëve dhe të krahëve me letër alumini. 
Kthejeni pulën nga ana tjetër kur të bjerë sinjali i furrës. Ky 
program është i përshtatshëm për të gjithë pulën si dhe për 
racione me mish pule. Lëreni për 20-90 minuta.
3
Peshk
200-1500 g Mbulojini bishtat e peshqve me letër alumini. Kthejini peshqit 
nga ana tjetër kur të bjerë sinjali i furrës. Ky program është 
i përshtatshëm për të gjithë peshqit si dhe për filetat e 
peshkut. Lëreni për 20-80 minuta.
4
Bukë/kek
125-1000 g Vendoseni bukën horizontalisht në një copë letre kuzhine 
dhe kthejeni nga ana tjetër sapo të bjerë sinjali i furrës. 
Vendoseni kekun në një pjatë qeramike dhe nëse është e 
mundur, kthejeni nga ana tjetër sapo të bjerë sinjali i furrës. 
(Furra vazhdon të punojë dhe ndalon kur ju hapni derën.)
Ky program është i përshtatshëm për të gjitha llojet e bukës, 
të prerë në pjesë ose të plotë, si dhe për paninet dhe 
simitet. Vendosini paninet e bukës në formë rrethi.
Ky program është i përshtatshëm për të gjithë llojet e kekëve 
me maja, biskotave, kekëve me djathë dhe gatimeve prej 
brumi. Nuk është i përshtatshëm për petë brumi, për fruta, 
torta dhe kekë të mbuluar me çokollatë.
Lëreni për 10-60 minuta.
5
frutat
100-600 g
Shpërndajini njëtrajtshëm frutat në një enë të sheshtë qelqi.
Ky program është i përshtatshëm për të gjitha llojet e 
frutave. Lëreni për 5-20 minuta.
MC28H5135CK_OL_DE68-04245F_SQ.indd   23
2013-12-20   �� 3:46:10