Samsung SM-E700H 중요 안전 수칙

다운로드
페이지 765
Shqip 
20
Informacione sigurie
Ju lutem lexoni informacionet e rëndësishme të sigurisë para se ta 
përdorni pajisjen. Përmban informacione të përgjithshme sigurie 
për pajisjet dhe mund të përfshijë materiale që nuk zbatohen për 
pajisjen tuaj. Ndiqni udhëzimet e paralajmërimit dhe kujdesit 
për të parandaluar dëmtimet ndaj vetes dhe të tjerëve dhe për të 
parandaluar dëmtimet e pajisjes.
Termi “pajisje” i referohet produktit dhe baterisë së tij, 
karikuesit dhe artikujve të dhënë bashkë me produktin, dhe 
çdo aksesor i aprovuar nga Samsung i dhënë bashkë me 
produktin.
Paralajmërim
Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe rregullave 
të sigurisë mund të shkaktojë lëndime serioze 
ose vdekje
Mos përdorni kabllo elektrike ose spina dhe priza elektrike të liruara
Lidhjet jo të forta mund të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e prekni kabllin e korrentit me duar të lagura ose ta shkëputni 
karikuesin duke tërhequr kabllin
Nëse veproni kështu mund t'ju kapë korrenti.
Mos e përthyeni dhe mos e dëmtoni kabllon elektrike
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen ndërsa po karikohet ose ta prekni atë me 
duar të lagura
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.