Samsung GT-N5110 중요 안전 수칙

다운로드
페이지 558
Shqip 
27
Maluerët dhe viruset
Për të mbrojtur pajisjen nga maluerët dhe viruset, zbatoni këto 
këshilla përdorimi. Mosrespektimi i tyre mund të shkaktojë 
dëmtime ose humbje të të dhënave të cilat mund të mos mbulohen 
nga shërbimi i garancisë
•  Mos shkarkoni aplikacione të panjohura.
•  Mos vizitoni faqe interneti të pabesueshme.
•  Fshijini mesazhet e dyshimta ose email-ët nga dërguesit e panjohur.
•  Vendosni një fjalëkalim dhe ndryshojeni atë rregullisht.
•  Çaktivizojini veçoritë wireless si për shembull Bluetooth, kur nuk e përdorni.
•  Nëse pajisja sillet në mënyrë jo normale, hapni një program antivirus për të 
kontrolluar për infektime.
•  Hapni një program antivirus në pajisjen tuaj para se të hapni aplikacionet 
dhe dosjet e sapo-shkarkuara.
•  Instaloni programe antivirus në kompjuterin tuaj dhe hapini rregullisht për 
të kontrolluar për infektime.
•  Mos bëni ndryshime në cilësimet e regjistrit ose të modifikoni sistemin 
operativ të pajisjes.
Hedhja e këtij produkti sipas rregullave
(Hedhja e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike)
(E aplikueshme në shtetet me sisteme të veçanta grumbullimi)
Ky shënim mbi produkt, aksesor ose literaturë tregon që produkti 
dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. karikuesi, kufja, kablli USB) 
nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake.
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të 
shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, 
ju lutemi që t’i ndani këto sende nga llojet e tjera të mbeturinave 
dhe t’i ricikloni ato me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e vazhdueshëm të 
burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë nga i cili e 
kanë blerë këtë produkt, ose zyrën e qeverisjes së tyre lokale, për të dhëna rreth 
vendit dhe mënyrës së dërgimit të këtyre sendeve për një riciklim që respekton 
mjedisin.
Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të 
shqyrtojnë termat dhe kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët 
e tij elektronikë, kur të hidhen, nuk mund të përzihen me mbeturina të tjera 
komerciale.