Panasonic KXPRWA10FX 작동 가이드

다운로드
페이지 76
62
Udhëzime të rëndësishme për sigurinë
Kur përdorni produktin, për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike dhe lëndimeve 
ndaj personave duhet të ndiqen gjithmonë masat paraprake bazë të sigurisë, duke përfshirë 
si më poshtë:
1. Mos e përdorni këtë produkt pranë ujit, për shembull pranë një vaske, legeni, lavamani 
kuzhine ose vaske për larjen e rrobave, në një bodrum të lagur ose pranë një pishine.
2. Mos e përdorni telefonin për të raportuar rrjedhje gazi pranë vetë rrjedhjes së gazit.
3. Përdorni vetëm kabllon e rrymës dhe bateritë e treguara në këtë manual. Mos i hidhni 
bateritë në zjarr. Ato mund të shpërthejnë. Kontrolloni kodet lokale për udhëzime të 
mundshme t veçanta për hedhjen.
RUAJINI KËTO UDHËZIME
Informacione të tjera
• Vënia e produktit në punë pranë pajisjeve elektrike mund të shkaktojë interferenca. 
Largojeni nga pajisjet elektrike.
KUJDES:
 Rrezik shpërthimi nëse bateria zëvendësohet me një lloj të pasaktë. Bateritë e 
përdorura të hidhen në përputhje me udhëzimet.
Kujdesi i zakontë
• Fshini sipërfaqen e jashtme të produktit me një pëlhurë të butë të njomë.
• Mos përdorni benzinë, hollues ose ndonjë pudër abrazive.
Njoftim për hedhjen e produktit, transferimin ose kthimin e tij 
• Ky produkt mund të ruajë informacionin tuaj privat / të fshehtë. Për të mbrojtur privatësinë 
/ fshehtësinë tuaj, rekomandojmë të fshini nga memoria informacione të tilla siç është 
numëratori ose lista e telefonuesve përpara se ta hidhni, transferoni apo ktheni produktin.
Informacion për përdoruesit mbi grumbullimin dhe hedhjen e aparateve të vjetra dhe 
baterive të përdorura
Këto simbole (
1, 2, 3) mbi produkte, 
ambalazhe, dhe/ose dokumentet 
shoqëruese nënkuptojnë se produktet e 
përdorura elektrike dhe elektronike dhe 
bateritë nuk duhet të përzihen me 
mbeturinat e përgjithshme shtpiake.
Për trajtimin, restaurimin dhe riciklimin e 
duhur të produkteve të vjetra dhe baterive të 
përdorura, ju lutemi dërgojini ato pranë 
pikave përkatëse të grumbullimit, në përputhje me legjislacionin tuaj shtetëror dhe Direktivat 
2002/96/EC dhe 2006/66/EC.
Duke i hedhur me rregull këto produkte dhe bateri, ju do të ndihmoni në ruajtjen e burimeve 
të vlefshme dhe në parandalimin e efekteve të mundshme negative në shëndetin e njerëzve 
dhe në mjedis, të cilat mund të lindin në rast hedhjeje të pasistemuar të këtyre mbetjeve në 
mjedis.
1
2
3
PRSA_WA10FX(fx).book  Page 62  Thursday, July 25, 2013  1:30 PM