LG 42LB580V Manual Do Utilizador

Página de 392
21
SHQIP
PËRDORIMI I UDHËZUESIT TË PËRDORUESIT / MIRËMBAJTJA
PËRDORIMI I 
UDHËZUESIT TË 
PËRDORUESIT
Udhëzuesi i përdoruesit ju lejon të përdorni më 
lehtësisht informacionin e detajuar për TV-në.
1  Shtyp butonin 
 SMART për të hapur menynë 
kryesore Smart. 
2  Zgjidhni 
SETTINGS → NDIHMA.
3  Zgjidhni 
Udhëzuesi i përdoruesit dhe shtypni 
OK  .
NDIHMA
Udhëzuesi i Përdorimit
MIRËMBAJTJA
Pastrimi i TV-së
Pastrojeni TV-në tuaj rregullisht për të ruajtur 
performancën më të mirë dhe për të rritur 
jetëgjatësinë e produktit.
 KUJDES
 
y
Sigurohuni që fillimisht të fikni televizorin 
dhe të hiqni kabllon elektrike dhe të gjitha 
kabllot e tjera.
 
y
Kur TV-ja nuk do të hapet dhe nuk do 
të përdoret për një kohë të gjatë, hiqni 
kabllon elektrike nga priza në mur për të 
shmangur dëmtimet e mundshme nga 
rrufetë ose nga luhatjet e energjisë.
Ekrani, kuadroja, mobilja e TV-së 
dhe mbështetësja
 
y
Për të hequr pluhurin ose papastërtitë e 
vogla, pastrojeni sipërfaqen me një leckë të 
thatë, të pastër dhe të butë.
 
y
Për të hequr papastërtitë e mëdha, pastrojeni 
sipërfaqen me një leckë të lagur me ujë të 
pastër ose me detergjent të holluar. Më pas 
fshijeni menjëherë me një leckë të thatë.
 KUJDES
 
y
Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit 
sepse mund të dëmtohet.
 
y
Mos shtyni, mos fërkoni dhe mos godisni 
sipërfaqen me thonj ose me ndonjë objekt 
të fortë, sepse mund të gërvishtë ekranin 
dhe të krijojë deformime të figurës.
 
y
Mos përdorni kimikate, sepse mund të 
dëmtojnë ekranin.
 
y
Mos spërkatni lëngje mbi sipërfaqe. Nëse 
uji futet në TV, kjo gjë mund të shkaktojë 
zjarr, goditje elektrike ose defekt.
Kordoni elektrik
Pastroni rregullisht kabllon elektrike nga 
papastërtitë dhe nga pluhuri që mblidhet aty.