Zanussi ZCV550G1WA Manual Do Utilizador

Página de 44
Vendoseni raftin në pozicionin e duhur të
raftit. Sigurohuni që të mos prekë murin e
pasmë të furrës.
Tabakaja:
Mos e futni tabakanë e pjekjes
plotësisht në murin e pasmë të
dhomëzës. Kjo pengon qarkullimin
e nxehtësisë përreth tabakasë.
Ushqimi mund të digjet,
veçanërisht në pjesën e pasme të
tabakasë.
Vendoseni tabakanë ose tavën e thellë mbi
pozicionin e raftit. Sigurohuni që të mos prekë
murin e pasmë të furrës.
Furra - Udhëzime dhe këshilla
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Temperatura dhe kohët e pjekjes
në tabela janë vetëm udhëzuese.
Ato varen nga recetat, cilësia dhe
sasia e përbërësve të përdorur.
Informacione të përgjithshme
• Pajisja ka katër pozicione të raftit.
Numërojini nivelet e raftit pajisjes duke
filluar nga poshtë.
• Pajisja ka një sistem të veçantë që
qarkullon ajrin dhe riciklon vazhdimisht
avullin. Me këtë sistem ju mund të gatuani
në një mjedis me avull dhe ta mbani
ushqimi të butë nga brenda dhe krokant
nga jashtë. Ai ul kohën e gatimit dhe
konsumin e energjisë në minimum.
• Në pajisje ose në panelet e dyerve prej
xhami mund të kondensohet lagështi. Kjo
është normale. Qëndroni gjithmonë pak
larg pajisjes kur hapni derën e pajisjes
ndërsa është në punë. Për të ulur
kondensimin, përdoreni pajisjen bosh për
10 minuta para gatimit.
• Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
• Mos vendosni objekte drejtpërdrejt mbi
bazën e pajisjes dhe mos i mbuloni pjesët
e pajisjes me letër alumini gjatë gatimit.
Kjo mund të ndryshojë rezultatet e pjekjes
dhe mund të shkaktojë dëmtimin e smaltit
të furrës.
Pjekja
• Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë
ndryshe nga pajisja juaj e mëparshme.
Përshtatini cilësimet tuaja të zakonshme
(temperaturën, kohën e gatimit) dhe
pozicionet e rafteve sipas vlerave në
tabela.
• Prodhuesi rekomandon që në fillim të
përdorni temperaturat më të ulëta.
• Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për një
recetë të veçantë, kërkoni një që është
pothuajse e njëjtë me të.
• Koha e pjekjes mund të zgjatet me 10-15
minuta, nëse gatuani kekë në më shumë
se një pozicion të rafteve.
• Kekët dhe petët në lartësi të ndryshme nuk
skuqen gjithmonë njësoj në fillim. Nëse
ndodh kjo, mos e ndryshoni temperaturën
e furrës. Diferencat do të barazohen gjatë
procedurës së pjekjes.
• Kur kohët e pjekjes janë më të gjata, mund
ta çaktivizoni furrën rreth 10 minuta para
mbarimit të kohës së pjekjes për të
shfrytëzuar nxehtësinë e mbetur.
Kur gatuani ushqime të ngrira, tavat në furrë
mund të deformohen gjatë pjekjes. Kur tavat
ftohen përsëri, deformimi do të zhduket.
Pjekja e kekëve
• Mos e hapni derën e furrës para se të ketë
kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
• Nëse përdorni dy tava për pjekje
njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh mes
tyre.
Gatimi i mishit dhe peshkut
• Përdorni një tavë të thellë për ushqimet me
shumë yndyrë, për të ruajtur furrën nga
njollat që mund të mos ikin më.
• Lëreni mishin afro 15 minuta përpara se ta
shponi, në mënyrë që lëngu të mos
derdhet jashtë.
10
www.zanussi.com