Zanussi ZCV550G1WA Manual Do Utilizador

Página de 44
Pajisjet prej inoksi ose alumini
Pastrojeni derën e furrës vetëm me
sfungjer të lagur. Thajeni me leckë
të butë.
Mos përdorni tel krues, acide ose
materiale gërryese, pasi ato mund
të dëmtojnë sipërfaqen e furrës.
Pastroni panelin e kontrollit të
furrës duke marrë të njëjtat masa
paraprake.
Heqja dhe instalimi i paneleve prej
xhami të furrës
Mund t'i hiqni panelet e brendshme prej xhami
për t'i pastruar. Numri i paneleve prej xhami
është i ndryshëm për modele të ndryshme.
PARALAJMËRIM!
Gjatë procesit të pastrimit, mbajeni
derën e furrës paksa të hapur. Kur
e hapni plotësisht, dera mund të
mbyllet aksidentalisht dhe mund të
shkaktojë dëmtime.
PARALAJMËRIM!
Mos e përdorni pajisjen pa panelet
prej xhami.
1. Hapeni derën derisa ajo të arrijë një kënd
prej rreth 30°. Kur e hapni pak, dera
qëndron vetë.
30°
2. Kapeni kornizën (B) në skajin e sipërm të
derës nga të dyja anët dhe shtyjeni
brenda për të çliruar mbërtheckën.
2
B
1
3. Tërhiqeni kornizën e derës përpara për ta
hequr. 
PARALAJMËRIM!
Kur nxirrni panelet prej xhami,
dera e furrës ka tendencën të
mbyllet.
4. Mbani skajin e sipërm të paneleve prej
xhami të derës dhe tërhiqni panelet lart
një nga një.
5. Pastrojeni panelin prej xhami me ujë dhe
sapun. Fshini me kujdes panelin prej
xhami.
Kur të ketë përfunduar procedura e pastrimit,
montoni panelet prej xhami dhe derën e
furrës. Kryejini hapat e mësipërm në rend të
kundërt. Në fillim vendosni panelin më të
vogël të ndjekur nga ai më i madhi.
KUJDES!
Korniza dekorative në panelin e
brendshëm prej xhami duhet të
vendoset përballë anës së
brendshme të derës.
KUJDES!
Sigurohuni që pas instalimit
sipërfaqja e kornizës së panelit
prej xhami në kornizën dekorative
të mos jetë e ashpër kur e prekni.
KUJDES!
Sigurohuni që panelin e
brendshëm prej xhami ta instaloni
në mbajtëset e duhura.
Ndërrimi i llambës
Vendosni një pëlhurë në fund të pjesës së
brendshme të pajisjes. Kjo parandalon
dëmtimet në mbulesën prej qelqi të llambës
dhe në hapësirën e furrës.
16
www.zanussi.com