Zanussi ZCV550G1WA Manual Do Utilizador

Página de 44
• Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund
të shkaktojnë ndezje spontane.
• Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
• Mos lejoni që pajisja të bjer në kontakt me
shkëndija apo flakë të hapura kur hapni
derën.
• Hapeni me kujdes derën e pajisjes.
Përdorimi i përbërësve me alkool mund të
krijoj një përzierje alkooli dhe ajri.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalimit:
– mos vendosni enë furre ose objekte të
tjera drejtpërdrejt në fundin e pajisjes.
– Mos hidhni ujë drejtpërdrejt në pajisjen
e nxehtë.
– Mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– Bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
• Çngjyrimi i emalimit nuk ndikon në
funksionimin e pajisjes. Ai nuk
konsiderohet defekt në kuptimin e ligjit për
garancinë.
• Përdorni një tavë të thellë për kek të
lëngshëm. Lëngjet e frutave shkaktojnë
njolla që mund të jenë të përhershme.
• Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e
kontrollit.
• Mos vini enë bosh mbi pllakën e nxehtë.
• Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund
të dëmtohet.
• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
• Mos vendosni fletë alumini në pajisje ose
drejtpërdrejt në pjesën e poshtme të
pajisjes.
• Enët e gatimit prej gize, alumini ose me
fund të dëmtuar mund të shkaktojnë
gërvishtje. Gjithmonë ngrijini këto objekte
peshë kur duhet t'i lëvizni në sipërfaqen e
gatimit.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorime
gatimi. Ajo nuk duhet të përdoret për
funksione të tjera, për shembull për
ngrohje dhome.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, zjarri ose dëmtimi
të pajisjes.
• Çaktivizojeni pajisjen përpara
mirëmbajtjes.
Hiqni spinën nga priza elektrike.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka
rrezik që panelet prej xhami të thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të
derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni
qendrën e autorizuar të shërbimit.
• Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda
pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë
dhe të lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
• Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka)
me asnjë lloj detergjenti.
Drita e brendshme
• Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-shtëpiake.
Mos e përdorni atë për ndriçim banese.
PARALAJMËRIM!
Rrezik nga goditja elektrike.
• Përpara ndërrimit të llambës, shkëputeni
pajisjen nga korrenti.
• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifikime.
Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
me energji.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të
kafshëve shtëpiake.
www.zanussi.com
5