Zanussi ZCV550G1XA Manual Do Utilizador

Página de 44
Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm
ose një sistemi komandimi të veçuar.
Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj mbi një
vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të rezultojë në
zjarr.
Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen
dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një kapak ose me
batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët
nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e vatrës, sepse mund
të nxehen.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni pajisjen
për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
Kur përdoret, pajisja nxehet nga brenda. Mos i prekni
elementet e nxehjes që gjenden në pajisje. Përdorni
gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur
aksesorët ose enët në furrë.
Përpara punimeve të mirëmbajtjes, shkëputni furnizimin me
rrymë elektrike.
Në mënyrë që të shmangni mundësinë e goditjes elektrike,
sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se të
zëvendësoni llambën.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar xhamin e derës, sepse këto
mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë e cila mund të rezultojë në
krisjen e xhamit.
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për të
shmangur rreziqet.
Mënyrat e shkëputjes duhet të përfshihen në lidhjet e
fiksuara të kabllove sipas rregullave të lidhjeve të kabllove.
www.zanussi.com
3