Samsung WW12K8412OW Manual Do Utilizador

Página de 948
Shqip  25 
Instalimi
Udhëzimet për rrobat
HAPI 1 Sistemoni
Sistemojini rrobat sipas këtyre kritereve:
•  Etiketës së kujdesit: Sistemojini rrobat në të pambukta, 
tekstile të përziera, sintetike, të mëndafshta, të leshta dhe 
mëndafshe artificiale.
•  Ngjyrës: Ndajini të bardhat nga ato me ngjyra.
•  Madhësisë: Nëse përzieni artikuj të madhësive të 
ndryshme në kazan, përmirësohet efikasiteti i larjes.
•  Ndjeshmërisë: Lajini veçmas rrobat delikate, me anë të 
"Hekurosje e lehtë" për artikuj të pastër, të rinj, të leshtë, 
perde dhe artikuj të mëndafshtë. Kontrolloni etiketat mbi 
artikuj.
SHËNIM
Sigurohuni të kontrolloni etiketën e kujdesit mbi rroba dhe t'i 
sistemoni përkatësisht përpara se të nisni larjen. 
HAPI 2 Zbrazni xhepat
Zbrazni të gjithë xhepat e rrobave tuaja
•  Sendet metalike, si p.sh. monedha, karfica dhe tokëza 
nëpër rroba mund të dëmtojnë rrobat e tjera si dhe 
kazanin.
Kthejini nga brenda jashtë rrobat me kopsa dhe qëndisje
•  Nëse zinxhirët e pantallonave ose të xhaketave janë të 
hapur gjatë larjes, kazani mund të dëmtohet. Zinxhirët 
duhet të mbyllen dhe të fiksohen me një lidhëse.
•  Rrobat me lidhëse të gjata mund të kapen te rrobat e tjera. 
Sigurohuni të lidhni lidhëset përpara fillimit të larjes.
HAPI 3 Përdorni rrjetë rrobash
•  Reçipetat (që mund të lahen me makinë larëse) duhet 
të vendosen në një rrjetë rrobash. Pjesët metalike të 
sutjenave mund të shpojnë dhe të grisin rrobat e tjera.
•  Rrobat e vogla dhe të lehta, si p.sh. çorapet, dorezat 
dhe shamitë mund të kapen pranë derës. Vendosini ato 
brenda një rrjete të imët rrobash.
•  Mos e lani rrjetën e rrobave vetëm pa rroba të tjera. Kjo 
mund të shkaktojë dridhje anormale që mund të lëvizin 
makinën larëse dhe të shkaktojnë lëndim.
Untitled-43   25
2016-04-04     5:32:25