Samsung WW80K44305W/LE Manual Do Utilizador

Página de 384
Informacioni i sigurisë
Shqip
Informacioni i sigurisë
8.  KUJDES: Për të evituar rreziqet për shkak të ricaktimit të paqëllimshëm të nivelit maksimal termik, 
pajisja nuk duhet të furnizohet me çelësa të jashtëm elektrikë, si p.sh. rele, dhe nuk duhet të lidhet 
me qark që ndizet e fiket nga operatori elektrik.
Paralajmërime të rëndësishme të instalimit
VINI RE
Instalimi i kësaj pajisjeje duhet të kryhet nga një teknik i kualifikuar ose kompani shërbimi.
•  Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me produktin ose lëndim.
Kjo pajisje është e rëndë, prandaj bëni kujdes kur e ngrini atë.
Futeni kordonin elektrik në prizë që pajtohet me specifikimet lokale elektrike. Përdoreni folenë vetëm për këtë pajisje dhe mos 
përdorni kordon zgjatues.
•  Përdorimi i një prize në mur së bashku me pajisje të tjera duke përdorur një zgjatuese ose duke zgjatur kordonin elektrik mund 
të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
•  Sigurohuni që tensioni i korrentit, frekuenca dhe rryma të jenë të njëjta me ato të specifikimeve të produktit. Moskryerja e kësaj 
mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. Futeni fort spinën e korrentit në prizën në mur.
Hiqni të gjitha substancat e huaja si pluhur ose ujë nga terminalet e spinës së korrentit dhe pikave të kontaktit duke përdorur 
rregullisht një leckë të thatë.
•  Hiqni spinën e korrentit dhe pastrojeni me një leckë të thatë.
•  Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Futeni spinën e korrentit te priza në mur në mënyrë që kordoni të shtrihet përgjatë dyshemesë.
•  Nëse e fusni spinën e korrentit në prizë në drejtimin e kundërt, telat elektrikë brenda kabllos mund të dëmtohen dhe kjo mund 
të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg nga fëmijët sepse mund të jenë të rrezikshme.
•  Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokën e tij, kjo mund të shkaktojë mbytje. 
Kur pajisja, spina e korrentit ose kordoni elektrik dëmtohen, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet siç duhet.
Mos e tokëzoni pajisjen me një tub gazi, tub plastik uji ose linjë telefoni.
•  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, shpërthim ose probleme me produktin.
•  Mos e futni kurrë kordonin elektrik në një prizë që nuk është e tokëzuar si duhet dhe sigurohuni që ajo të jetë në përputhje me 
rregulloret lokale dhe kombëtare. 
Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohësi ose ndonjë materiali të ndezshëm.
Untitled-15   6
2016-07-18   �� 2:56:43