Panasonic EHSA31 Guia De Utilização

Página de 68
 
5
S
hqip
 
w Gjithmonë sigurohuni që pajisja të përdoret me rrjetin elektrik që përkon me 
voltazhin e treguar në pajisje.
Sigurohuni që spina të jetë vënë plotësisht në prizë.
–  Nëse nuk e bëni mund të shkaktohet zjarr, shok elektrik, djegie apo përvëlim.
 
w Mos e përdorni pajisjen nën kushtet e mëposhtëme.
●  Kur spina ose kabulli janë të dëmtuara ose nxehen.
●  Kur spina rri e lirë në prizë.
Mos e dëmtoni, ndryshoni, përkulni në mënyrë të paarsyeshme, tërhiqni apo
përthyeni kabullin.
Mos vendosni asgjë të rëndë mbi kabull dhe mos e gërvishtni atë. 
Mos lejoni që papastërti apo pluhur të mblidhet në fund të kabullit të pajisjes. 
–  Nëse e bëni mund të rezultojë në zjarr, shok elektrik, qark i shkurtër, djegie
apo përvëlime. 
 
w Mos e vini dhe ta hiqni nga priza pajisjen me duar të lagura. Gjithashtu, mos e 
përdorni pajisjen me duar të lagura. 
–  Nëse e bëni mund të rezultojë në shok elektrik ose qark të shkurtër. 
 
w Mos e përdorni apo ruani pajisjen në banjo apo dhoma të tjera me lagështirë
të  madhe.  Mos  e  vendosni  pajisjen  aty  ku  mund  të  laget  (si  psh.  pranë  një
lavamani.)
–  Nëse e bëni mund të rezultojë në shok elektrik apo zjarr si pasojë e dëmtimit 
të izolimit.
  w Ruajeni në një vënd që është jashtë prekjes së fëmijëve. Mos i lejoni fëmijët 
të përdorin pajisjen. Mos e lejoni fëmijën që të lëpijë spinën.
–  Nëse e bëni mund të rezultojë në djegie, shok elektrik dhe përvëlime.
 
w Mos e përdorni pajisjen pranë substancave të djegshme (alkool, hollues, 
benzinë, heqës enameli, sprucantë me aerosol etj.) 
–  Nëse e bëni mund të rezultojë në shpërthim ose zjarr.
 
w Mos e zhysni pajisjen në ujë. Përdorni rezervuarin për furnizimin me ujë për të 
furnizuar me ujë pajisjen dhe sigurohuni që pajisja dhe spina të mos lagen kur 
ju të mbushni rezervuarin.
–  Nëse e bëni mund të rezultojë në zjarr, shok elektrik, qark të shkurtër apo 
djegie.
 
w Mos e hidhni apo godisni pajisjen. Nëse kjo pajisje dëmtohet nga goditjet, ju 
lutemi të mos vazhdoni ta përdorni.
–  Nëse e bëni mund të rezultojë në zjarr ose shok elektrik.
 
w Mos vendosni objekte metali si psh. spila, tela, apo objekte të tjera të huaja në 
daljet e avullit dhe mos i bllokoni ato.
–  Nëse e bëni mund të rezultojë në shok elektrik.
 
w Mos u përpiqni të çmontoni, modifikoni apo riparoni pajisjen. Kontaktoni me 
dyqanin ku e keni blerë apo një qëndër servisi të autorizuar nga Panasonic për 
riparimin e saj.
–  Nëse e bëni mund të rezultojë në lëndime si pasojë e zjarrit apo përdorimit 
anormal.
KUJDES!
 
w Kur të hidhni ujin pas përdorimit, mbajeni pajisjen në mënyrë që duart tuaja 
të mos ekspozohen ndaj ujit të nxehtë. Tregoni kujdes me temperaturën e 
nxehtë të ujit në rezervuar pas përdorimit.
–  Nëse nuk e bëni mund të shkaktoni djegie.
 
w Përdorni vetëm ujë të distiluar ose të pastruar.
–  Nëse nuk e bëni mund të rezultojë në keqfunksionim të pajisjes ose në 
raste më të rënda, në djegie apo përvëlime. 
 
w Mbajini duart larg nga avulli kur përdorni çelësin e fuqisë. Mbajeni fytyrën dhe 
duart të paktën 20 cm larg vrimës. 
Mos e përkulni, shkundni apo lëvizni pajisjen gjatë përdorimit apo brenda 10 
minutave pas përdorimit. 
EH-SA31_EU.indb   5
2013/04/23   11:21:51