Samsung Galaxy Tab A 9.7 SM-T 550 16 Gb черный 用户手册

下载
页码 729
Shqip 
34
“PËRMBAJTJA DHE SHËRBIMET E PALËVE TË TRETA OFROHEN “TË 
PANDRYSHUESHME.” SAMSUNG-U NUK E GARANTON PËRMBAJTJEN 
OSE SHËRBIMET QË OFROHEN NË KËTË MËNYRË, SI NË MËNYRË 
TË SHPREHUR, ASHTU DHE TË NËNKUPTUAR, PËR ASNJË QËLLIM. 
SAMSUNG-U SHPREHIMISHT NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR GARANCI TË 
NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË, GARANCITË 
E SHITJES OSE TË PËRSHTATJES PËR NDONJË QËLLIM TË CAKTUAR. 
SAMSUNG-U NUK GARANTON SAKTËSINË, VLEFSHMËRINË, PËRPIKËRINË, 
LIGJSHMËRINË, OSE PLOTËSINË E ÇDO PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI 
TË DISPONUESHËM NËPËRMJET KËSAJ PAJISJEJE DHE NË ASNJË 
RRETHANË, PËRFSHIRË KËTU NEGLIZHENCËN, SAMSUNG NUK DO TË 
JETË PËRGJEGJËS, AS PËR KONTRATËN, DHE AS PËR DËMET, PËR ÇDO 
DËMTIM DIREKT, INDIREKT, AKSIDENTAL, SPECIFIK OSE RRJEDHIMOR, PËR 
TAKSAT E AVOKATËVE, SHPENZIMET, OSE PËR SHPENZIME TË TJERA QË 
LINDIN NGA, OSE QË LIDHEN ME, ÇDO INFORMACION QË PËRMBAHET 
ATY, OSE SI REZULTAT I PËRDORIMIT TË NDONJË PËRMBAJTJEJE OSE 
SHËRBIMI NGA ANA JUAJ OSE E NDONJË PALE TË TRETË, EDHE NËSE JENI 
NJOFTUAR PËR MUNDËSINË E DËMEVE TË TILLA.”
Shërbimet e palëve të treta mund të përfundojnë ose të ndërpriten 
në çdo kohë, dhe Samsung-u nuk merr përsipër ose garanton që çdo 
përmbajtje ose shërbim do të mbetet i disponueshëm për ndonjë 
periudhë kohore. Përmbajtja dhe shërbimet transmetohen nga palët 
e treta nëpërmjet lidhjeve dhe mjeteve të transmetimit mbi të cilat 
Samsung-u nuk ka kontroll. Pa kufizuar përgjithësimin e mospranimit 
të përgjegjësive, Samsung-u shprehimisht nuk merr përsipër asnjë 
përgjegjësi ose detyrim për ndonjë ndërprerje ose pezullim të ndonjë 
përmbajtjeje ose shërbimi të mundësuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.
Samsung-u nuk është as përgjegjës, dhe as i detyruar për shërbimin e 
klientit që lidhet me përmbajtjen dhe shërbimet. Çdo pyetje ose kërkesë 
për shërbime që lidhen me përmbajtjen ose shërbimet duhet t’u bëhet 
në mënyrë direkte ofruesve përkatës të përmbajtjes dhe shërbimit.