Samsung Galaxy Tab A 9.7 SM-T 550 16 Gb белый 用户手册

下载
页码 729
Shqip 
20
Mos krijoni qark të shkurtër në karikues ose pajisje
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr, ose 
bateria mund të keqfunksionojë ose të pëlcasë.
Mos e përdorni pajisjen jashtë gjatë një stuhie
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose që pajisja 
të keqfunksionojë.
Përdorni bateri, karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga 
prodhuesi
•  Përdorimi i baterive ose karikuesve gjenerikë mund të shkurtojë jetën 
e pajisjes tuaj ose të shkaktojë që pajisja të mos funksionojë mirë. Ato 
mund të shkaktojnë gjithashtu zjarr ose të bëjnë që bateria të pëlcasë.
•  Përdorni karikues dhe bateri të aprovuar nga Samsung të 
projektuar posaçërisht për pajisjen tuaj. Bateritë e dhe karikuesit e 
papërshtatshëm mund të shkaktojnë lëndime serioze ose dëmtime 
në pajisjen tuaj.
•  Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit kur ai 
përdor aksesorë apo pajisje që nuk janë miratuar nga Samsung.
Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth belit
•  Pajisja mund të dëmtohet, të pëlcasë ose të shkaktojë zjarr nëse 
ushtrohet tepër presion në të.
•  Mund të lëndoheni nëse goditeni ose rrëzoheni.
Mos e rrëzoni ose përplasni karikuesin apo pajisjen
Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes
•  Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në një zjarr. Asnjëherë 
mos e vendosni baterinë ose pajisjen pranë pajisjeve të nxehtësisë, si 
në furra mikrovalë, soba ose radiatorë. Pajisja mund të shpërthejë kur 
mbinxehet. Ndiqni të gjitha rregullat lokale kur e hidhni baterinë ose 
pajisjen e përdorur.
•  Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen.
•  Shmangni ekspozimin e pajisjes në presion të lartë të jashtëm, e cila 
mund të çojë në qark të shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.