Samsung 12 kg pračka s Crystal Blue dvířky WW12H8400EW Série WW8000 用户手册

下载
页码 664
Shqip - 3
INFORMA
CIONI I SIGURISË
Informacioni i sigurisë
E gëzofshi makinën tuaj të re larëse Samsung! Ky manual përmban informacion të rëndësishëm në lidhje me 
instalimin, përdorimin dhe kujdesin për pajisjen tuaj. Ju lutemi, kushtojini pak kohë leximit të këtij manuali 
për të përfituar plotësisht nga avantazhet dhe veçoritë e shumta të makinës suaj larëse.
Çfarë duhet të dini rreth udhëzimeve për sigurinë
Ju lutemi lexojeni këtë manual plotësisht për t'u siguruar që dini sesi të vini në punë në mënyrë të sigurt 
dhe me efikasitet veçoritë dhe funksionet shtesë të pajisjes suaj të re. Ju lutemi, mbajeni manualin në një 
vend të sigurt afër pajisjes për referencë të mëvonshme. Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin që është 
projektuar, ashtu si përshkruhet në këtë manual udhëzimi. 
Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme të sigurisë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe 
situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që të përdorni gjykimin e duhur, kujdes 
dhe vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në përdorim makinën tuaj larëse.
Meqenëse udhëzimet e mëposhtme të përdorimit mbulojnë disa modele, karakteristikat e makinës 
suaj larëse mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat 
paralajmëruese mund të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësime, kontaktoni qendrën 
më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacion në internet në adresën www.samsung.com.
Simbole të rëndësishme sigurie
Çfarë nënkuptojnë ikonat dhe shenjat në këtë manual të përdoruesit:
PARALAJMËRIM: Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të 
personit, vdekje dhe/ose dëmtim të pasurisë.
KUJDES: Rreziqe ose praktika jo të sigurta që mund të shkaktojnë lëndim të personit dhe/ose 
dëmtim të pasurisë.
SHËNIM
Këto shenja paralajmëruese janë këtu për të parandaluar lëndimin tuaj dhe të të tjerëve.
Ju lutemi ndiqini ato me saktësi.
Pas leximit të këtij manuali, ruajeni atë në një vend të sigurt për referencë të mëvonshme.
Lexoni të gjitha udhëzimet përpara përdorimit të pajisjes.
Ashtu si me çdo pajisje që përdor elektricitet dhe pjesë të lëvizshme, ekzistojnë rreziqe të mundshme. Për ta 
përdorur në mënyrë të sigurt këtë pajisje, njihuni me funksionimin e saj dhe bëni kujdes kur ta përdorni atë.
Untitled-8   3
5/24/2016   3:42:49 PM