Samsung 12 kg pračka s Crystal Blue dvířky WW12H8400EW Série WW8000 用户手册

下载
页码 664
Shqip - 10
Sigurohuni se xhepat e të gjitha rrobave që do të lahen janë të zbrazët.
•  Sendet e forta dhe të mprehta, si p.sh. monedhat, paramanat, gozhdët, vidhat ose gurët mund të 
shkaktojnë dëmtim të konsiderueshëm në pajisje.
Mos i lani rrobat me tokëza ose kopsa të mëdha, ose objekte të tjera të rënda metalike.
Ndajini rrobat sipas ngjyrave, bazuar në qëndrueshmërinë e ngjyrave, dhe zgjidhni ciklin, temperaturën e ujit 
dhe funksionet e rekomanduara shtesë.
•  Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose dëmtim të materialit.
Bëni kujdes që të mos shkelni gishtat e fëmijëve kur mbyllni derën.
•  Përndryshe mund t'i lëndoni.
 PARALAJMËRIM: PARALAJMËRIME të rëndësishme të 
pastrimit
Mos e pastroni pajisjen duke spërkatur direkt ujë në të.
Mos përdorni agjent pastrues të fortë acid.
Mos përdorni gazolinë, hollues ose alkool për të pastruar pajisjen.
•  Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje, deformim, dëmtim, goditje elektrike ose zjarr.
Para pastrimit ose kryerjes së mirëmbajtjes, hiqeni pajisjen nga priza në mur.
•  Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Udhëzime rreth eliminimit të pajisjes elektrike/elektronike
Eliminimi i duhur i këtij produkti (Pajisje mbeturinë elektrike dhe elektronike)
(Vlen për shtetet me sisteme të veçuara grumbullimi)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literatura tregon se produkti dhe pajisjet 
e tij shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të eliminohen së bashku me 
mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së tyre të punës. Për të parandaluar dëmin 
e mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga eliminimi i pakontrolluar i mbeturinave, 
ju lutemi ndajini këto artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të 
përgjegjshme për të mbështetur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë shitësin me pakicë ku e blenë këtë produkt ose 
zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për 
riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet e 
përgjithshme të kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të 
përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
Për informacion mbi zotimet mjedisore të "Samsung" dhe detyrimet rregullatore specifike për produktin, 
p.sh. "REACH", vizitoni: samsung.com/uk/aboutsamsung/samsungelectronics/corporatecitizenship/data_
corner.html
Untitled-8   10
5/24/2016   3:42:49 PM