Samsung 12 kg pračka s Crystal Blue dvířky WW12H8400EW Série WW8000 Benutzerhandbuch

Seite von 664
Shqip - 6
Mos e tërhiqni dhe mos e përkulni shumë kordonin elektrik.
Mos e përdridhni dhe mos e lidhni kordonin elektrik.
Mos e varni kordonin elektrik mbi një objekt metalik, të vendosni një objekt të rëndë mbi kordonin elektrik, ta 
fusni kordonin elektrik mes objekteve ose ta shtyni atë në hapësirën pas pajisjes.
•  Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos e tërhiqni kordonin elektrik kur hiqni spinën e korrentit.
•  Hiqni spinën e korrentit duke e mbajtur spinën.
•  Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Kjo pajisje duhet të vendoset pranë një prize korrenti, rubineteve të furnizimit me ujë dhe tubave të 
shkarkimit.
 KUJDES: KUJDESI në lidhje me instalimin
Kjo pajisje duhet vendosur në një mënyrë të tillë që të jetë e arritshme nga spina e korrentit.
•  Në rast të kundërt mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr për shkak të rrjedhjes elektrike.
Instaloni pajisjen në një dysheme të sheshtë dhe të fortë që mund të mbajë peshën e saj.
•  Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojnë dridhje anormale, lëvizje, zhurmë ose probleme me produktin.
 PARALAJMËRIM: PARALAJMËRIME të rëndësishme të 
përdorimit
Nëse pajisja përmbytet, çaktivizoni menjëherë furnizimin me ujë dhe energji elektrike dhe kontaktoni qendrën 
më të afërt të shërbimit.
•  Mos e prekni spinën e korrentit me duar të lagura.
•  Në rast të kundërt mund të sjellë goditje elektrike.
Nëse pajisja bën zhurmë të çuditshme, lëshon erë djegieje ose tym, hiqni menjëherë spinën e korrentit dhe 
kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit.
•  Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Në rast rrjedhjeje gazi (si gaz propan, gaz LP etj.), ventiloni menjëherë pa e prekur spinën e korrentit. Mos e 
prekni pajisjen ose kordonin elektrik.
•  Mos përdorni ventilator.
•  Shkëndijat mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr.
Mos i lini fëmijët që të luajnë brenda ose mbi makinën larëse. Përveç kësaj, kur ta hidhni pajisjen, hiqni 
levën e derës së makinës larëse.
•  Fëmijët mund të mbyten për shkak të asfiksimit nëse bllokohen brenda produktit.
Sigurohuni të hiqni paketimin (sfungjerin, polistirolin) që është vendosur në fund të makinës larëse para se ta 
përdorni atë.
Mos lani artikuj që janë të ndotur me benzinë, vajguri, gazolinë, hollues boje, alkool ose substanca të tjera të 
djegshme ose shpërthyese.
•  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose shpërthim.
Untitled-8   6
5/24/2016   3:42:49 PM