Samsung 12 kg pračka s Crystal Blue dvířky WW12H8400EW Série WW8000 Benutzerhandbuch

Seite von 664
Shqip - 7
INFORMA
CIONI I SIGURISË
Mos e hapni me forcë derën e makinës larëse kur është në punë (larje me temperaturë të lartë/tharje/
centrifugim).
•  Uji që del nga makina larëse mund të shkaktojë djegie ose mund ta bëjë dyshemenë të rrëshqitshme. 
Kjo mund të shkaktojë lëndim.
•  Hapja e derës me forcë mund të shkaktojë dëmtim ndaj produktit ose lëndim.
Mos i futni duart poshtë makinës larëse kur po punon.
•  Kjo mund të shkaktojë lëndim.
Mos e prekni spinën e korrentit me duar të lagura.
•  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
Mos e fikni pajisjen duke hequr spinën elektrike ndërsa një proces është në punë.
•  Futja e spinës së korrentit përsëri në prizën në mur mund të shkaktojë shkëndijë dhe të çojë në goditje 
elektrike ose zjarr.
Mos i lejoni fëmijët ose personat e pafuqishëm ta përdorin makinën larëse pa mbikëqyrjen e duhur. Mos i lini 
fëmijët që të ngjiten në pajisje.
•  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, djegie ose lëndim.
Mos e fusni dorën ose një objekt metalik poshtë makinës larëse kur është duke punuar.
•  Kjo mund të shkaktojë lëndim.
Mos e hiqni pajisjen nga priza duke e tërhequr nga kordoni elektrik. Kapeni fort spinën gjithmonë dhe 
tërhiqeni drejt nga priza.
•  Dëmtimi te kordoni elektrik mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni pajisjen vetë.
•  Mos përdorni asnjë siguresë (si bakër, tel prej çeliku etj.) në vend të siguresës standarde.
•  Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit nëse duhet të riparoni ose të riinstaloni pajisjen.
•  Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.
Nëse tubi i furnizimit me ujë lirohet nga rubineti i ujit dhe përmbyt pajisjen, hiqni spinën elektrike.
•  Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Hiqni spinën elektrike kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohore ose gjatë një stuhie me 
bubullima ose vetëtima.
•  Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Nëse në pajisje hyn ndonjë substancë e huaj, hiqni spinën elektrike dhe kontaktoni shërbimin më të afërt të 
klientit të Samsung.
•  Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.
Mos lejoni fëmijët (ose kafshët shtëpiake) që të luajnë brenda ose mbi makinën tuaj larëse. Dera e makinës 
larëse nuk hapet lehtë nga brenda dhe fëmijët mund të lëndohen rëndë nëse mbeten të bllokuar brenda.
Untitled-8   7
5/24/2016   3:42:49 PM