Samsung ME81K-1 Manuale Utente

Pagina di 160
Shqip - 10
ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI  
(PAJISJE ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE PËR T'U FLAKUR)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar) 
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë, 
tregon se produkti dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. 
ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen së bashku 
me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të punës. 
Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose 
shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, 
ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave 
dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të promovuar 
ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale. 
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me 
pakicë ku e blenë këtë produkt ose zyrën e pushtetit vendor të 
tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për 
riciklim të sigurt mjedisor. 
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre 
dhe të kontrollojnë kushtet dhe afatet e kontratës së blerjes. 
Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk duhet të 
përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
Për informacion mbi zotimet mjedisore të "Samsung" dhe detyrimet 
rregullatore specifike për produktin, p.sh. "REACH", vizitoni: samsung.com/uk/
aboutsamsung/samsungelectronics/corporatecitizenship/data_corner.html
instalimi
INSTALIMI I FURRËS ME MIKROVALË
Vendoseni furrën mbi një sipërfaqe të sheshtë, 85 cm mbi dysheme. 
Sipërfaqja duhet të jetë aq e fortë sa të mbajë në mënyrë të sigurt peshën e 
furrës.
1.  Kur të instaloni furrën, sigurohuni që të 
ketë ajrosje të përshtatshme për furrën, 
duke lënë të paktën 10 cm (4 inç) hapësirë 
mbrapa dhe në pjesët anësore si dhe 20 cm 
(8 inç) hapësirë lart.
2.  Hiqni të gjitha materialet e paketimit që 
ndodhen brenda në furrë.
3.  Instaloni unazën rrotulluese dhe pjatën 
rrotulluese. Verifikoni që pjata rrotulluese të rrotullohet lirshëm. (Vetëm 
modeli i llojit të pjatës rrotulluese)
4.  Kjo furrë me mikrovalë duhet të vendoset në atë mënyrë që priza të jetë e 
disponueshme.
Për të shmangur rreziqet në rast se dëmtohet kordoni elektrik, ai duhet të 
zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga persona me 
kualifikim të ngjashëm. 
Për sigurinë tuaj personale, vendoseni kabllon në një prizë AC të tokëzuar 
në mënyrë të përshtatshme.
Mos e instaloni furrën me mikrovalë në ambiente të nxehta ose me 
lagështirë, si për shembull pranë një furre të zakonshme ose një radiatori. 
Duhet të zbatohen specifikimet për furnizimin me energji të sobës dhe 
çdo kabllo zgjatuese që përdoret duhet të jetë e të njëjtit standard si 
dhe kablloja e energjisë që jepet bashkë me furrën. Pastrojeni pjesën e 
brendshme dhe gominën e derës me një leckë të njomë përpara se ta 
përdorni furrën me mikrovalë për herë të parë.
100
300 450W
700
800
600
1
3
10
9
8
7
6
5
4
2
0
35
20
30
25
15
10 cm 
mbrapa
20 cm 
sipër
10 cm anash
85 cm nga 
dyshemeja
ME81K-1_BOL_DE68-04286C-00_SQ.indd   10
2016-01-22     3:18:47