Samsung ME81K-1 Manuale Utente

Pagina di 160
Shqip - 11
02  
INS
TALIMI
 DHE
 MIRËMB
AJT
JA
mirëmbajtja
PASTRIMI I FURRËS ME MIKROVALË
Pjesët e mëposhtme të furrës me mikrovalë duhet të pastrohen rregullisht për 
të parandaluar grumbullimin e yndyrës dhe të copave të ushqimit:
•  Sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme
•  Dera dhe gominat e derës
•  Pjata rrotulluese dhe unazat rrotulluese (Vetëm modeli i llojit të pjatës 
rrotulluese)
Sigurohuni GJITHMONË që gominat e derës të jenë të pastra dhe që dera 
mbyllet siç duhet.
Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen, gjë 
që mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes, si dhe mund të 
shkaktojë një situatë të rrezikshme.
1.  Pastrojini sipërfaqet e jashtme me një cohë të butë dhe me ujë të ngrohtë 
me sapun. Shpëlajini dhe thajini.
2.  Pastroni spërkatjet ose njollat në sipërfaqet e brendshme të furrës me një 
cohë me sapun. Shpëlajini dhe thajini.
3.  Për të hequr pjesët e forta të ushqimit dhe aromat, vendosni një filxhan 
me lëng limoni të holluar në furrë dhe nxeheni për dhjetë minuta me fuqi 
maksimale.
4.  Lajeni pjatën e cila nuk e dëmton pjatalarësen, sa herë të jetë e nevojshme.
MOS derdhni ujë te vrimat e ajrosjes. Mos përdorni KURRË produkte 
gërryese ose tretës kimikë. Tregoni kujdes të veçantë kur pastroni 
gominat e derës për t'u siguruar që asnjë copë:
•  të mos grumbullohet
•  të mos pengojë mbylljen e derës siç duhet
Pastroni zgavrën e furrës me mikrovalë pas çdo përdorimi me një 
solucion larës të butë, por para se ta pastroni, lëreni furrën me mikrovalë 
që të ftohet, në mënyrë që të shmangni lëndimet.
Kur të pastroni pjesën e sipërme brenda në zgavrën 
e furrës, do të ishte mirë ta ulni nxehtësinë në 45° 
dhe më pas ta pastroni. (Vetëm modeli i ngrohësit 
me lëkundje)
RUAJTJA DHE RIPARIMI I FURRËS TUAJ ME MIKROVALË
Gjatë ruajtjes ose riparimit të furrës tuaj me mikrovalë, duhet të merren disa 
masa të thjeshta parandaluese.
Furra nuk duhet të përdoret nëse dera ose gominat e derës janë të dëmtuara:
•  menteshë e thyer
•  gomina të konsumuara
•  kapaku i deformuar ose i përkulur
Vetëm një teknik shërbimi i kualifikuar për furrë me mikrovalë, duhet të 
kryejë riparime.
Mos e hiqni KURRË kasën e jashtme nga furra. Nëse furra është me 
defekt dhe ka nevojë për riparime, ose nëse jeni në dyshim për gjendjen 
e saj:
•  hiqeni nga priza
•  kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit pas shitjes
Nëse dëshironi ta ruani furrën përkohësisht, gjeni një vend të thatë pa 
pluhur. 
Arsyeja: Pluhuri dhe lagështira mund të dëmtojnë pjesët funksionale të 
furrës.
Furra me mikrovalë nuk është parashikuar për përdorim tregtar.
Për arsye sigurie, llambën nuk duhet ta ndërroni vetë. 
Kontaktoni qendrën më të afërt të kujdesit për klientin të autorizuar 
nga "Samsung" që të sjellë një inxhinier të kualifikuar për të ndërruar 
llambën.
ME81K-1_BOL_DE68-04286C-00_SQ.indd   11
2016-01-22     3:18:48