Zanussi ZTK123 Manual Do Utilizador

Página de 68
Përmbajtja
Të dhëna të rëndësishme për sigurinë _  _   2
Mjedisi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  4
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  5
Përshkrimi i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  7
Përpara përdorimit të parë _ _ _ _ _ _ _ _  8
Tabela e programit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  8
Klasifikimi dhe përgatitja e rrobave _ _ _ _  9
Përdorimi i përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  10
Pastrimi dhe mirëmbajtja _ _ _ _ _ _ _ _  12
Si të veprojmë nëse ... _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  15
Cilësimet e makinerisë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  16
Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  16
Servisi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  17
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna të rëndësishme për sigurinë
E rëndësishme Në interes të sigurisë tuaj
si dhe për një përdorim të saktë, përpara
se të instaloni dhe të përdorni për herë të
parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë
manual të përdoruesit, duke përfshirë
këshillat dhe paralajmërimet. Për të
shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të
gjithë personat që do të përdorin këtë
pajisje, të njohin mirë mënyrën e
përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini
këto udhëzime dhe sigurohuni që t'i
bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta
falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që
kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar
për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë
ndaj saj.
 - Ju lutemi lexoni manualin e
udhëzimeve përpara se të përdorni këtë
pajisje.
Siguria e përgjithshme
• Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni
këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
• Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u
përdorur nga persona (duke përfshirë
fëmijët) me aftësi fizike dhe ndjesore të
kufizuara ose mungesë përvoje dhe
njohurive, nëse ata nuk mbikëqyrjen ose
udhëzohen në lidhje me përdorimin e
pajisjes nga një person përgjegjës për
sigurinë e tyre.
• Sigurohuni që fëmijët e vegjël ose kafshët
shtëpiake të mos futen brenda në kazan.
Për ta shmangur këtë, ju lutemi
kontrollojeni kazani përpara se të përdorni
pajisjen.
• Çdo objekt i tillë si monedha, paramane,
gozhdë, vidha, guriçka ose çdo lloj tjetër
materiali i mprehtë mund të shkaktojë
dëmtime të mëdha, kështu që nuk duhet të
vendoset brenda në pajisje.
• Për të shmangur rreziqe zjarri të
shkaktuara nga një tharje e tepruar, mos e
përdorni pajisjen për tharjen e artikujve të
mëposhtëm: Jastëkë, jorganë dhe të
ngjashme me to (pasi këta artikuj
grumbullojnë nxehtësi).
• Artikujt e tillë si prej sfungjeri të gomuar
(sfungjer latex), skufjet e dushit, tekstilet
rezistente ndaj ujit, artikuj me pjesë të
gomuara si dhe rroba ose jastëkë me
mbushje prej sfungjeri të gomuar, nuk
duhet të thahet në tharësen e rrobave.
• Shkëputeni pajisjen gjithmonë nga rrjeti
elektrik pas përdorimit, pastrimit dhe
mirëmbajtjes.
• Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni
pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga
persona pa përvojë, do të shkaktojnë
plagosje ose keqfunksionim serioz.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e
pjesëve të këmbimit origjinale.
• Artikujt që janë ndotur me substanca të
tilla si vaj gatimi, aceton, benzinë, vajguri,
heqës njollash, terpentine, dyllë dhe heqës
2
 
www.zanussi.com