Zanussi ZTK123 Manual Do Utilizador

Página de 68
dylli, duhet të lahen në ujë të nxehtë me
një sasi shtesë detergjenti, përpara se të
thahet në tharësen e rrobave.
• Rrezik shpërthimi: Mos futni kurrë në
tharëse tesha të thata që kanë qenë në
kontakt me solucione që marrin flakë, si
(benzinë, tretësira metili, solucione për
pastrim në të thatë dhe të ngjashme me
to). Duke qenë se këto substanca janë të
avullueshme,mund të shkaktojnë një
shpërthim. Thani vetëm tesha të lara
paraprakisht me ujë.
• Rrezik zjarri: për teshat e ndotura apo të
ngjyera me vaj vegjetal apo vaj gatimi, të
cilat përbëjnë rrezik zjarri dhe nuk duhet të
futen në tharësen e rrobave.
• Nëse i keni larë teshat tuaja me heqës
njollash, duhet të kryeni një cikël shtesë
shpëlarjeje përpara se t'i fusni në tharësen
e rrobave.
• Ju lutemi të siguroheni që në xhepat e
teshave që do të fusni në pajisje, të mos
kenë mbetur rastësisht çakmakë apo
shkrepëse
Paralajmërim 
• Rrezik zjarri! Mos e ndaloni kurrë
procesin e tharëses përpara
përfundimit të ciklit të tharjes, për
sa kohë nuk keni nxjerrë ende të
gjitha teshat dhe t'i keni
shpërndarë në mënyrë të tillë që
nxehtësia të shpërndahet.
• Mos lini që brenda në tharësen e
rrobave të grumbullohen pushra.
• Rrezik goditjeje elektrike! Mos përdorni
spërkatës me ujë në pajisje.
• Procesi i fundit i ciklit të tharjes realizohet
pa nxehtësi (cikli i ftohjes) për të siguruar
që teshat të mbeten në një temperaturë që
i mbron ato nga dëmtimi.
• Tharësja e rrobave nuk duhet të përdoret
në rastin kur mbi tesha keni aplikuar
kimikate industriale për pastrim.
• Sigurohuni që të keni një ajrim të mirë në
dhomën ku do të instaloni pajisjen, për të
shmangur rrjedhjen e gazrave nëpër
dhomë që lëshojnë pajisje të tjera që
funksionojnë me lëndë djegëse, duke
përfshirë zjarret e hapur.
Instalimi
• Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur
e lëvizni atë.
• Kur e shpaketoni pajisjen, kontrolloni që të
mos jetë e dëmtuar Nëse dyshoni, mos e
përdorni dhe kontaktoni menjëherë
Shërbimin e Servisit të Autorizuar.
• Përpara përdorimit, pajisjes i duhet hequr
ambalazhi tërësisht. Nëse nuk e bëni këtë,
produkti juaj dhe ambienti mund të
dëmtohen rëndë. Shihni paragrafin
përkatës në manualin e përdorimit.
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një hidraulik i kualifikuar ose nga një
person kompetent.
• Nëse pajisja është vendosur mbi një
dysheme të shtruar me tapet, ju lutemi të
rregulloni këmbëzat në mënyrë të tillë që
të lejoni ajrin të qarkullojë lirisht nën
pajisje.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike
• Nëse tharësja e rrobave vendoset mbi një
lavatriçe, duhet të vendosni patjetër
ndarësen (aksesor shtesë).
Përdorimi
• Kjo pajisje është ndërtuar për përdorim
shtëpiak. Ajo nuk duhet përdorur për
qëllime të ndryshme nga ato për të cilat
është projektuar.
• Thani në tharëse vetëm tesha që janë të
përshtatshme për tharjen në tharëse.
Ndiqni udhëzimet në çdo etiketë mbi
tesha.
• Mos thani në tharëse tesha të palara.
• Mos e mbingarkoni pajisjen. Shihni
paragrafin përkatës në manualin e
përdorimit.
• Rrobat e njoma që pikojnë nuk duhet të
futen në tharëse.
• Teshat që kanë qenë në kontakt me
produkte të ndezshme vajguri apo naftë,
 
3
www.zanussi.com