Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Benutzerhandbuch

Seite von 852
Shqip  13 
Informacione sigurie
•  Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për të përshpejtuar procesin 
e ngrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi.
•  Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.
•  Mos shikoni drejtpërdrejt te llamba LED UV për periudha të gjata kohe.
-  Kjo mund të shkaktojë lodhje të syve për shkak të rrezeve ultravioletë.
•  Mos e futni raftin e frigoriferit të kthyer përmbys. Bllokuesi i raftit nuk mund 
të funksionojë.
-  Kjo mund të shkaktojë lëndime personale për shkak të rënies së raftit të 
xhamit.
•  Mbajini gishtat larg vendeve ku mund të "pickoheni". Hapësirat midis dyerve 
dhe kabinetit janë mjaft të vogla. Bëni kujdes kur hapni dyert nëse fëmijët 
janë pranë jush.
•  Nëse zbulohet rrjedhje gazi, shmangni flakët e hapura ose burimet e 
mundshme të ndezjes dhe ajrosni dhomën në të cilën është pajisja për disa 
minuta.
-  Mos e prekni pajisjen ose kordonin elektrik.
-  Mos përdorni ventilator ajrimi.
-  Një shkëndijë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
•  Përdorni vetëm llambat LED të ofruara nga prodhuesi ose agjencitë e tij të 
shërbimit.
•  Shishet duhet të vendosen pranë njëra tjetrës në mënyrë që të mos bien.
•  Ky produkt është bërë vetëm për ruajtjen e ushqimit në një ambient shtëpiak.
•  Asnjëherë mos i vendosni gishtat ose objektet e tjera në vrimën e aparatit të 
ujit, në folenë e akullit dhe në mbajtësen e prodhuesit të akullit.
-  Kjo mund të shkaktojë lëndime personale ose dëmtime materiale.
•  Mos u mundoni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni vetë frigoriferin.
•  Mos përdorni asnjë lloj sigurese (si për shembull bakër, tel çeliku, etj.) përveç 
siguresave standarde.
Untitled-41   13
2016-08-30     5:26:50