Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Benutzerhandbuch

Seite von 852
Shqip  15 
Informacione sigurie
Kujdes gjatë përdorimit
KUJDES
•  Mos i ngrini përsëri ushqimet e ngrira që kanë shkrirë plotësisht. Mos 
vendosni pije të karbonizuara ose shkumëzuese në dhomën e ngrirësit. Mos 
vendosni shishe ose enë prej qelqi në ngrirës.
-  Kur përmbajtja e tyre të ngrijë, qelqi mund të thyhet dhe të shkaktojë 
lëndime personale.
•  Përdorni vetëm bërësin e akullit që është dhënë me frigoriferin.
•  Lidheni sistemin e furnizimit me ujë të frigoriferit vetëm me ujë të pijshëm. 
Për përdorimin e duhur të prodhuesit të akullit, nevojitet që presioni i ujit 
të jetë 20 ~ 125 psi (138 ~ 862 kPa). Nëse nuk do të jeni në shtëpi për një 
periudhë të gjatë kohore (për shembull, për pushime) dhe uji apo aparati i 
akullit nuk do të përdoren, mbyllni valvulën e ujit.
-  Përndryshe, mund të shkaktohet rrjedhje e ujit.
•  Nëse nuk do ta përdorni frigoriferin për një periudhë shumë të gjatë kohore 
(3 javë e lart), boshatisni frigoriferin bashkë me mbajtësen e akullit, hiqeni 
nga priza, mbyllni valvulën e ujit, hiqni lagështirën e tepërt nga muret 
e brendshme dhe lërini dyert të hapura për të parandaluar erërat dhe 
lagështinë.
•  Për të arritur performancën më të mirë nga produkti:
-  Mos vendosni ushqime shumë afër me vrimat e ventilimit në pjesën e 
pasme të pajisjes, pasi kjo mund të pengojë qarkullimin e lirë të ajrit në 
ndarjen e frigoriferit.
-  Mbështilleni ushqimin mirë ose vendoseni në enë të izoluara nga ajri para 
se t'i vendosni në frigorifer.
-  Mos vendosni pije me gaz, në gotë ose në shishe brenda në ngrirës. Ato 
mund të ngrijnë dhe të thyhen. Enët e thyera të pijeve mund të shkaktojnë 
lëndime personale.
-  Vini re numrin maksimal të herëve për ruajtjen e ushqimeve të ngrira dhe 
datat e tyre të skadimit.
Untitled-41   15
2016-08-30     5:26:50