Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Benutzerhandbuch

Seite von 852
Shqip  19 
Informacione sigurie
Paralajmërime shumë të rëndësishme për hedhjen
PARALAJMËRIM
•  Hidheni materialin e paketimit nga ky produkt në një mënyrë të përshtatshme 
për mjedisin.
•  Sigurohuni që asnjë nga tubat prapa frigoriferit të mos jetë dëmtuar para se ta 
hidhni atë.
•  R-600a ose R-134a përdoret si ftohës. Kontrolloni etiketën e kompresorit në 
pjesën e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifikimit brenda frigoriferit për të 
parë cili ftohës është përdorur për frigoriferin tuaj. Nëse ky frigorifer përmban 
gazra të djegshëm (ftohës R-600a), kontaktoni me autoritetet lokale në lidhje 
me hedhjen e sigurt të këtij produkti.
•  Kur ta hidhni këtë frigorifer, hiqni derën/izolimet e derës dhe shulin e derës 
në mënyrë që fëmijët ose kafshët e vogla të mos bllokohen brenda. Fëmijët 
duhet të mbikëqyren për tu siguruar që të mos luajnë me pajisjen. Nëse 
bllokohen brenda, fëmijët mund të lëndohen ose të mbyten duke shkaktuar 
vdekjen.
-  Nëse bllokohen brenda, fëmijët mund të lëndohen ose të mbyten për 
vdekje.
•  Ciklopetani është përdorur në izolimin e pajisjes. Gazrat në materialin e 
izolimit kërkojnë një procedurë të veçantë për hedhjen. Ju lutemi kontaktoni 
me autoritetet lokale në lidhje me hedhjen e sigurt mjedisore të këtij produkti.
•  Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg arritjes të fëmijëve pasi materialet 
e paketimit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët.
-  Nëse një fëmijë vendos një qese mbi kokë, ai mund të mbytet.
Untitled-41   19
2016-08-30     5:26:50