Samsung RS51K54F02C, Side by Side, technologia Twin Cooling, 510 l Benutzerhandbuch

Seite von 852
Shqip  17 
Informacione sigurie
•  Nëse keni planifikuar pushime të gjata apo nuk mendoni ta përdorni 
frigoriferin për një periudhë të gjatë kohore (3 javë e lart), boshatisni 
frigoriferin bashkë me mbajtësen e akullit, hiqni prizën, mbyllni valvulën e 
ujit, hiqni lagështirën e tepërt nga muret e brendshme dhe lërini dyert të 
hapura për të parandaluar erërat dhe lagështinë.
•  Kur frigoriferi laget nga uji, hiqni spinën nga priza elektrike dhe kontaktoni 
me qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.
•  Mos goditni apo ushtroni forcë të madhe mbi një sipërfaqe xhami.
-  Qelqi i thyer mund të shkaktojë dëmtim personal dhe/ose dëmtim të 
pronës.
•  Mbusheni depozitën e ujit dhe tabakatë e kubave të akullit vetëm me ujë të 
pijshëm (ujë nga rubineti i çezmës, ujë mineral ose ujë të pastruar).
-  Mos e mbushni depozitën me çaj ose me pije sportive. Kjo mund ta dëmtojë 
frigoriferin.
•  Tregoni kujdes që të mos kapni gishtat.
•  Nëse frigoriferi është mbushur me ujë, sigurohuni që të kontaktoni me 
qendrën më të afërt të shërbimit.
-  Ekziston rreziku i goditjeve elektrike ose zjarrit.
•  Mos ruani substanca shpërthyese, si kuti aerosoli me gaz të djegshëm, në këtë 
pajisje.
Untitled-41   17
2016-08-30     5:26:50