Zanussi ZGO62414BA User Manual

Page of 48
Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, djegiesh dhe
goditjeje elektrike.
• Hiqni të gjithë paketimin, etiketat dhe
veshjen mbrojtëse (nëse ka) përpara
përdorimit për herë të parë.
• Përdoreni pajisjen në mjedis shtëpiak.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
• Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë
punës.
• Fikini zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
• Mos vendosni takëme ose kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato mund
të nxehen.
• Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura
ose kur ajo ka kontakt me ujin.
• Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
ose për të mbajtur sende.
• Kur e vendosni ushqimin në vaj të nxehtë,
ai mund të spërkasë.
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe shpërthimi
• Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajeni flakën
ose objektet e nxehura larg nga yndyrat
dhe vajrat kur gatuani me to.
• Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund
të shkaktojnë ndezje spontane.
• Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
PARALAJMËRIM!
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
• Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e
kontrollit.
• Mos vini enë bosh mbi vatrën e nxehtë.
• Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund
të dëmtohet.
• Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
• Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
• Enët e gatimit prej gize, alumini ose enët
me fund të dëmtuar mund ta gërvishtin
xhamin/qeramikën prej xhami. Gjithmonë
ngrijini këto objekte kur duhet t'i vendosni
në sipërfaqen e gatimit.
• Përdorni vetëm enë gatimi të
qëndrueshme me formën e duhur dhe me
diametër më të madh se dimensionet e
vatrave.
• Sigurohuni që enët e gatimit të vendosen
në qendër të vatrave.
• Sigurohuni që flaka të mos fiket kur e
rrotulloni çelësin shpejt nga pozicioni
maksimal në atë minimal.
• Përdorni vetëm aksesorët e ofruar me
pajisjen.
• Mos instaloni një difuzor flake mbi vatër.
• Përdorimi i pajisjes së gatimit me gaz
gjeneron nxehtësi dhe lagështi. Dhoma ku
instalohet pajisja duhet të ketë ajrosje të
mirë.
• Përdorimi intensiv dhe për një kohë të
gjatë i pajisjes mund të sjellë nevojën për
më shumë ajrim, si për shembull për të
hapur një dritare ose për një ajrim më
efikas, siç mund të jetë rritja e nivelit të
ajrimit mekanik nëse është e mundur.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorime
gatimi. Ajo nuk duhet të përdoret për
funksione të tjera, për shembull për
ngrohje dhome.
• Mos lejoni që lëngje acide të tilla si uthulla,
lëngu i limonit ose kimikate për heqjen e
bigorrit të prekin vatrën. Kjo mund të
shkaktojë njolla pa shkëlqim.
Kujdesi dhe pastrimi
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të ftohet
para se ta pastroni.
• Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen
nga energjia elektrike.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë
dhe të lagësht. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Mos i pastroni vatrat në enëlarëse.
www.zanussi.com
5