Zanussi ZGO62414BA User Manual

Page of 48
Pamje e përgjithshme e vatrës së
gatimit
A
B
D
C
A) Kapaku i vatrës së gatimit
B) Kurora e vatrës së gatimit
C) Kandela e ndezjes
D) Termoçifti
Ndezja e vatrës
Ndizni gjithnjë vatrën përpara se të
vendosni enët mbi të.
PARALAJMËRIM!
Bëni shumë kujdes kur përdorni
zjarr të hapur në mjedisin e
kuzhinës. Prodhuesi nuk mban
asnjë përgjegjësi në rast se flaka
keqpërdoret.
1. Shtypni çelësin e kontrollit dhe rrotullojeni
në drejtim kundërorar drejt pozicionit të
furnizimit maksimal me gaz (
).
2. Mbajeni çelësin e kontrollit të shtypur për
10 sekonda ose më pak. Kjo mundëson
ngrohjen e termoçiftit. Në të kundërt,
furnizimi me gaz ndërpritet.
3. Rregullojeni flakën pasi të ndizet
normalisht.
Nëse pas disa përpjekjesh vatra
nuk ndizet, kontrolloni nëse kurora
dhe kapaku i saj janë vendosur në
pozicionin e duhur.
PARALAJMËRIM!
Mos e mbani çelësin e kontrollit të
shtypur për më shumë se 15
sekonda. Nëse vatra nuk ndizet
pas 15 sekondash, lëshoni çelësin
e kontrollit, rrotullojeni në
pozicionin fikur dhe prisni të paktën
1 minutë përpara se të provoni ta
rindizni vatrën.
KUJDES!
Në mungesë të energjisë elektrike
mund ta ndizni vatrën pa ndihmën
e ndezësit elektrik; në këtë rast
afroni një flakë te vatra, rrotulloni
çelësin e kontrollit në drejtim
kundërorar drejt pozicionit të
furnizimit maksimal me gaz dhe
shtypeni. Mbajeni çelësin e
kontrollit të shtypur për 10 sekonda
ose më pak për të mundësuar
ngrohjen e termoçiftit.
Nëse vatra fiket aksidentalisht,
rrotullojeni çelësin e kontrollit në
pozicionin fikur dhe provoni ta
rindizni vatrën pas të paktën 1
minute.
Gjeneratori i shkëndijave mund të
ndizet automatikisht kur e lidhni me
rrjetin elektrik, pas instalimit ose
pas ndërprerjes së energjisë. Kjo
është normale.
Fikja e vatrës
Për të fikur flakën, rrotullojeni çelësin në
pozicionin e fikjes  .
PARALAJMËRIM!
Gjithnjë uleni flakën ose fikeni atë
përpara se të hiqni enët nga vatra.
Udhëzime dhe këshilla
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
www.zanussi.com
7