Samsung WW12K8412OW User Manual

Page of 948
Shqip  41 
Veprimet
Aplikacioni Samsung Smart Home
Aplikacioni Samsung Smart Home mundëson hapjen dhe komandimin e makinës larëse në lëvizje. Për hollësi rreth aplikacionit, 
vizitoni faqen e internetit të përmendur në faqen e fundit të këtij manuali dhe shkarkoni udhëzuesin e shpejtë.
Instalimi
1.  Vizitoni "Play Store" për pajisje me "Android" ose "Apple App Store" për pajisje me "iOS" dhe kërkoni për "Samsung Smart 
Home" për t'i zgjedhur.
2.  Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Samsung Smart Home në pajisjen celulare.
SHËNIM
 - Aplikacioni "Samsung Smart Home" mbështet "Android OS 4.0 (ICS)" e lart, i cili është i optimizuar për celularë "Samsung" 
(seritë "Galaxy S" dhe "Galaxy Note"). Disa funksione të këtij aplikacioni mund të punojnë ndryshe në pajisje të tjera.
 - Ky aplikacion mbështet iOS 7 e lart për modelet e iPhone.
 - Për performancë të përmirësuar, disenjimi i ndërfaqes së këtij aplikacioni mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.
Përgatitja
1.  Për ta aktivizuar aplikacionin, ju duhet të hyni në llogarinë tuaj Samsung. Do të udhëzoheni drejtpërdrejt nga aplikacioni për 
krijimin e llogarisë Samsung nëse nuk keni një të tillë. Nuk ka nevojë për aplikacion tjetër për këtë qëllim.
2.  Me llogarinë tuaj "Samsung", regjistroni makinën larëse në shërbimin "Samsung Smart Home".
a.  Zgjidhni makinën larëse në listën e pajisjeve të aplikacionit Samsung Smart Home.
b.  Jepni të dhënat e nevojshme për pikëhyrjen me valë që përdorni për lidhjen me valë.
c.  Ndiqni udhëzimet në ekran për të konfiguruar cilësimet për makinën larëse.
d.  Pasi të përfundoni, do të shihni ikonën e makinës larëse në aplikacion. Makina larëse tani është gati për t'u përdorur.
KUJDES
•  Rrugëzuesit e pacertifikuar Wi-Fi mund të mos e kryejnë lidhjen.
•  Nëse e instaloni makinën larëse dhe pikëhyrjen pranë furrave me mikrovalë apo tharësve elektrikë të flokëve, Smart Control 
mund të mos punojë siç duhet për shkak të interferencës elektrike.
•  Makina larëse mbështet vetëm protokollet "Wi-Fi" 2,4 Ghz.
•  Mjedisi rrethues mund të ndikojë në performancën e rrjetit me valë.
SHËNIM
•  Për të anuluar ose për të dalë nga cilësimet e rrjetit, shtypni Back (Kthehu) për t'u rikthyer në ekranin e mëparshëm ose për të 
rinisur makinën larëse. 
•  Për të aktivizuar telekomandën, aktivizoni   Smart Control në makinën larëse.
•  Nëse e hapni aplikacionin pa u identifikuar, do të shihni ekranin Udhëzuesi i llogarisë. Pas identifikimit, mund t'i ndryshoni 
cilësimet e llogarisë te Settings (Cilësimet) > Account (Llogaria).
•  Përdoruesit e celularëve inteligjentë "Samsung" mund të identifikohen automatikisht në aplikacion pas regjistrimit të llogarisë 
së tyre te Settings (Cilësimet).
Untitled-43   41
2016-04-04     5:32:31