Samsung WW12K8412OW User Manual

Page of 948
Veprimet
Shqip
42 
Veprimet
Lidhja Wi-Fi
Rrjeti "Wi-Fi" lidhet automatikisht kur makina larëse fillon nga puna. Për komandimin manual të lidhjes "Wi-Fi", shtypni dhe mbani 
për 3 sekonda   Temp. (Temperatura) dhe   Smart Control për të aktivizuar ose çaktivizuar lidhjen "Wi-Fi".
•  Modelet me "LED": Numri 1 tregon se lidhja "Wi-Fi" është aktive, ndërsa 0 tregon shkëputje.
•  Modelet me "LCD": Ikona "Wi-Fi" aktivizohet ose çaktivizohet me shtypjen e butonave.
Përdorimi i aplikacionit Samsung Smart Home
Veçoritë kryesore
•  Komandimi i integruar i pajisjeve inteligjente Samsung
Regjistrojini pajisjet inteligjente Samsung në shërbimin Samsung Smart Home, të cilin mund ta shfrytëzoni për hyrje më të 
thjeshtë. Zgjidhni ikonën e makinës larëse në aplikacion për të hapur në lëvizje veçoritë bazë të makinës larëse.
•  Kontrolli i zgjedhjes së cikleve
Kontrollojeni zgjedhjen e cikleve, kohën e mbetur dhe sinjalizimet e përfundimit kur mbaron cikli.
•  Alarmi i "AddWash"
Alarmi i "AddWash" ju kujton kur duhet të shtoni rroba ose zbutës gjatë ciklit të larjes.
 - Për ta përdorur këtë alarm, duhet ta prekni për ta aktivizuar në aplikacion.
•  Alarmi i rrobave të mbetura
Nëse makina larëse ka rroba që mbeten në kazan pas përfundimit të një cikli, mund të njoftoheni për këtë. Për ta aktivizuar 
këtë alarm dhe për të përcaktuar një interval alarmi. Alarmi qëndron aktiv për deri në 12 orë. Nëse e hapni derën, alarmi do të 
ndërpritet dhe makina do të fiket.
SHËNIM
 - Për ta përdorur këtë alarm, duhet ta prekni për ta aktivizuar në aplikacion.
 - Për të parandaluar ngecjen dhe rrudhosjen e rrobave, kazani mund të rrotullohet herë pas here, duke konsumuar energji 
shtesë.
•  Komandat e bisedimit
Bisedoni midis pajisjeve inteligjente dhe merrni të dhëna për komandimin e pajisjes.
•  Mbështetja ndaj klientit
Shkarkoni manualin e produktit ose kërkoni riparim shërbimi.
SHËNIM
•  Disa veçori të këtij shërbimi mund të mos disponohen në makinën larëse.
•  Për arsye sigurie, Smart Control çaktivizohet nëse aktivizohet Bllokimi për fëmijët. Për të përdorur Smart Control, sigurohuni të 
çaktivizoni përpara Bllokimi për fëmijët.
•  Nëse e ndaloni punën e makinës larëse me anë të aplikacionit "Smart Home", dera e makinës larëse qëndron e mbyllur për arsye 
sigurie. Për të hapur derën, shtypni   Fillo/Ndalo në panelin e kontrollit.
Untitled-43   42
2016-04-04     5:32:31