Zanussi ZTK123 Manuel D’Utilisation

Page de 60
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi,
goditjeje elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
• Përdoreni këtë pajisje vetëm në mjedis
shtëpiak.
• Mos thani artikuj të dëmtuar që përmbajnë
material mbushës.
• Thani vetëm rroba që janë të përshtatshme
për tharjen në tharëse. Ndiqni udhëzimet në
etiketën e rrobave.
• Nëse i keni larë rrobat tuaja me heqës
njollash, duhet të kryeni një cikël shtesë
shpëlarjeje përpara se të nisni tharësen e
rrobave.
• Mos pini ose mos përgatitni ushqime me ujë
të kondensuar/distiluar. Kjo mund të shkaktojë
probleme shëndetësore te njerëzit dhe
kafshët.
• Mos u ulni dhe mos peshoni mbi derën e
hapur.
• Mos thani në tharëse rroba të lagura që
pikojnë ujë.
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi
ose dëmtim i pajisjes.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për
të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të
lagësht. Përdorni vetëm detergjente neutrale.
Mos përdorni produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose objekte
metalike.
ELIMINIMI I MBETURINAVE
PARALAJMËRIM! Rrezik lëndimi
ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit me
energji.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe hidheni
atë.
• Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të
kafshëve shtëpiake.
INSTALIMI
HEQJA E PAKETIMIT
KUJDES! Përpara përdorimit duhen
hequr të gjitha paketimet që janë
përdorur për transportin.
1
2
3
Hapni derën e pajisjes.
1
Hiqni shiritat e ngjitësit nga brendësia e pajisjes, që ndodhen në pjesën e sipërme të kazanit.
2
Hiqni tubat me letër alumini dhe pjesët prej polistireni (bukëpeshku) nga pajisja.
3
NDRYSHIMI I DREJTIMIT TË DERËS
Për të lehtësuar futjen apo nxjerrjen e rrobave
nga pajisja, dera e saj mund të vendoset edhe në
drejtimin e kundërt.
PARALAJMËRIM! Ndryshimin e
drejtimit të derës duhet ta kryejë
vetëm një inxhinier shërbimi i
autorizuar.
5