Samsung WF70F5EBW2W/LE Manuel D’Utilisation

Page de 616
Shqip - 17
02
 INST
ALIMI
Lidhja e tubit të furnizimit me ujë të ngrohtë (modele të caktuara)
1.  Lidhni rakordin në formë L-je (A) për tubin e furnizimit me ujë të ngrohtë dhe 
lidheni atë me vendin e hyrjes së furnizimit me ujë të ngrohtë në pjesën e 
prapme të makinës larëse. Pastaj shtrëngojeni atë duke e rrotulluar me dorë 
pjesën (A)
 në drejtim orar.
2.  Lidhni anën tjetër të tubit të furnizimit me ujë të ngrohtë me rubinetin e ujit 
të ngrohtë të lavamanit në të njëjtën mënyrë që lidhët tubin e furnizimit me 
ujë të ftohtë.
Për të përdorur vetëm ujë të ftohtë, përdorni grupin në formë Y-je.
A
Lidhja e tubit të ujit (modele të caktuara)
Tubi i ujit u shpik për të garantuar mbrojtje të përkryer nga rrjedhja.
Ndalimi i ujit lidhet tek tubi i furnizimit me ujë dhe bllokon automatikisht rrjedhjen 
e ujit nëse tubi dëmtohet.
Ai shfaq gjithashtu një 
tregues paralajmërimi (A)
 te ndalimi i ujit.
Lidheni tubin e ujit duke e montuar ndalimin e ujit te rubineti siç tregohet.
A
Lidhja e tubit të shkarkimit
Fundi i tubit të shkarkimit mund të vendoset në tre mënyra:
Mbi buzën e një lavamani
Tubi i shkarkimit duhet të vendoset në një lartësi ndërmjet 60 dhe 90 cm. Për të 
mbajtur të përkulur tubin e shkarkimit, përdorni 
mbajtësin plastik të përfshirë 
(A)
. Fiksojeni mbajtësin në mur me një grep ose në lavaman me një lidhëse për të 
mos lejuar që tubi të lëvizë.
(*): 60 ~ 90 cm
A
Në një tubëzim të shkarkimit të lavamanit
Tubëzimi i shkarkimit duhet të jetë mbi sifonin e lavamanit në mënyrë që fundi i tubit të jetë të paktën 60 cm mbi tokë.
Në një tub vertikal
Rekomandojmë përdorimin e një tubi vertikal 65 cm të lartë. Ai nuk duhet të jetë 
më i shkurtër se 60 cm dhe më i gjatë se 90 cm. Për ta mbajtur të përkulur tubin e 
shkarkimit, përdorni 
mbajtësin e dhënë plastik (A)
. Për të parandaluar lëvizjen e 
tubit të shkarkimit, sigurojeni me rripa te tubi i qëndrimit.
Shkarkimi i tubit vertikal kërkon:
• 
Një diametër minimal prej 5 cm.
• 
Një kapacitet minimal largimi me 60 litra në minutë.
(*): 60 ~ 90 cm
Untitled-5   17
2014-03-19   �� 12:08:53