Samsung WF70F5EBW2W/LE Manuel D’Utilisation

Page de 616
Shqip - 19
03
 PËRDORIMI
Përdorimi i makinës larëse
Me makinën tuaj larëse të re Samsung, pjesa më e vështirë e larjes së rrobave do të jetë zgjedhja se cilën ngarkesë të lani të 
parën.
Informacioni mbi detergjentin dhe aditivët
Përdorimi i detergjentit të duhur
Lloji i detergjentit që duhet të përdorni varet nga lloji i materialit (pambuk, sintetike, artikuj delikatë, të leshta), ngjyra, 
temperatura e larjes dhe shkalla e ndotjes. Gjithmonë përdorni detergjent larës të llojit “me pak shkumë”, i cili është krijuar për 
makinat larëse automatike.
Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të detergjentit në varësi të peshës së rrobave, shkallës së ndotjes dhe fortësisë së ujit në 
zonën tuaj. Nëse nuk e dini sesa i fortë është uji juaj, pyesni autoritetet tuaja vendore të ujit.
Mos përdorni detergjent që është forcuar ose ngurtësuar, pasi detergjenti mund të mbetet në ciklin e shpëlarjes. Ai 
mund të bëjë që makina juaj larëse të mos shpëlajë siç duhet ose të shkaktojë bllokimin e vrimës së shkarkimit.
Përdorimi i sirtarit të detergjentit
Makina juaj larëse ka ndarje të veçanta për vendosjen e detergjentit dhe zbutësit të materialit.
Hidhni të gjithë aditivët për rrobat në ndarjet e duhura përpara ndezjes së makinës suaj larëse.
KUJDES: Mos e hapni sirtarin e detergjentit kur makina larëse është në punë. Mund të ekspozoheni ndaj ujit ose 
avullit të nxehtë.
Kur lani gjëra të mëdha, mos përdorni llojet e mëposhtme të detergjentit.
• 
Detergjentet e llojit me tableta dhe kapsula
• 
Detergjentet që përdorin një sferë dhe një rrjetë
Ndarja e detergjentit të paralarjes
: Detergjent për paralarje ose 
kollarisje.
Ndarja e detergjentit të larjes kryesore
: Detergjent për larjen 
kryesore, zbutës të ujit, agjent të paranjomjes, zbardhës dhe heqës 
njollash.
Ndarja e zbutësit
: Zbutës rrobash (mos e mbushni më shumë se deri te 
vija 
MAKSIMALE
  .
1.  Tërhiqni sirtarin e detergjentit në pjesën e sipërme majtas të makinës larëse.
2.  Shtoni sasinë e rekomanduar të detergjentit të rrobave në 
ndarjen e 
detergjentit për larjen kryesore
   përpara se të ndizni makinën larëse.
Për të përdorur detergjent të lëngshëm, përdorni udhëzuesin 
e detergjentit të lëngshëm (referojuni seksionit Përdorimi i 
detergjentit të lëngshëm (modele të caktuara)
 në faqen 20). 
Mos shtoni detergjent pluhur në kutinë e detergjentit të lëngshëm.
Untitled-5   19
2014-03-19   �� 12:08:53