Samsung WW80K44305W/LE Manuel D’Utilisation

Page de 384
Shqip  15 
Instalimi
Kërkesat për instalimin
Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi
•  Nevojitet siguresë ose automat AC 220-240 V / 50 Hz.
•  Përdorni qark të degëzuar individual specifik për makinën 
larëse.
Për të siguruar tokëzimin e duhur, makina larëse vjen me 
kordon elektrik me spinë tredhëmbëshe tokëzimi për t'u 
përdorur në prizë të tokëzuar dhe të instaluar siç duhet.
Kontrolloni me elektricistin e kualifikuar ose ekspertin e 
shërbimit nëse nuk jeni të sigurt për tokëzimin.
Mos e modifikoni spinën e dhënë. Nëse nuk përputhet me 
prizën, telefonojini elektricistit të kualifikuar për të instaluar 
prizën e duhur.
VINI RE
•  MOS përdorni zgjatues.
•  Përdorni vetëm kordonin elektrik që vjen me makinën 
larëse.
•  MOS e lidhni kurrë kabllon e tokëzimit te tubacionet 
plastike, linjat e gazit ose tubat e ujit të ngrohtë.
•  Përçuesit e patokëzuar siç duhet mund të shkaktojnë 
goditje elektrike.
Furnizimi me ujë
Presioni i duhur i ujit për këtë makinë larëse është midis 50 kPa 
dhe 800 kPa. Presioni i ujit nën 50 kPa mund të shkaktojë 
mosmbylljen e plotë të valvulës së ujit. Ose, mund të duhet më 
shumë kohë për mbushjen e kazanit, duke shkaktuar fikjen e 
makinës larëse. Rubinetat e ujit duhet të jenë brenda 120 cm 
nga pjesa e prapme e makinës larëse në mënyrë që zorrët e 
dhëna të hyrjes së ujit të arrijnë makinën larëse.
Për të zvogëluar rrezikun e rrjedhjeve:
•  Sigurohuni që rubinetat të arrihen lehtë.
•  Mbyllini rubinetat kur makina larëse nuk përdoret.
•  Kontrolloni rregullisht për rrjedhje te rakorderët e zorrës 
së hyrjes.
KUJDES
Përpara përdorimit të makinës larëse për herë të parë, 
kontrolloni të gjitha lidhjet në valvulën e ujit dhe rubinetat e 
ujit për rrjedhje të mundshme. 
Shkarkimi
Samsung-u rekomandon një tub vertikal në lartësi 60-90 cm. 
Zorra e shkarkimit duhet të lidhet nëpërmjet kapëses së zorrës 
tek tubi vertikal dhe ky duhet të mbulojë tërësisht zorrën e 
shkarkimit.
Untitled-15   15
2016-07-18   �� 2:56:45