Samsung WW80K44305W/LE Manuel D’Utilisation

Page de 384
Instalimi
Shqip
16 
Instalimi
Nivelimi
Për funksionimin më të mirë, makina larëse duhet të instalohet 
në një dysheme të qëndrueshme. Dyshemetë prej druri mund 
të duhet të përforcohen për të minimizuar dridhjen dhe/ose 
ngarkesa jo të ekuilibruara. Tapetet dhe sipërfaqet me pllaka të 
buta nuk ofrojnë rezistencë të mirë ndaj dridhjeve dhe mund 
të shkaktojnë lëvizje të lehtë të makinës larëse gjatë ciklit të 
rrotullimit.
KUJDES
MOS e instaloni kurrë makinën larëse në një platformë ose 
strukturë me qëndrueshmëri të dobët. 
Temperatura e ujit
Mos e instaloni makinën larëse në zona ku uji mund të ngrijë, 
pasi makina larëse mban gjithnjë pak ujë në valvulat, pompat 
dhe/ose zorrët e ujit. Uji i ngrirë i mbetur në pjesët e lidhjeve 
mund të shkaktojë dëmtim të rripave, të pompës dhe të 
elementeve të tjera të makinës larëse.
Instalimi në mur
Largësia minimale për punë të qëndrueshme:
Anët
25 mm
Lart
25 mm
Mbrapa
50 mm
Përpara
550 mm
Nëse makina larëse dhe makina tharëse instalohen në të njëjtin 
vend, pjesa e përparme e instalimit në mur duhet të ketë hapje 
të papenguar të ajrit prej së paku 550 mm. Vetëm makina juaj 
larëse nuk ka nevojë për një hapje të posaçme të ajrit.
Untitled-15   16
2016-07-18   �� 2:56:45