Samsung RT38K5530S9 Manuel D’Utilisation

Page de 708
Informacione sigurie
Shqip
14 
Inf
ormacione sig
urie
•  Mos hipni mbi pajisje ose mos vendosni objekte (si për 
shembull rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë, 
lëndë kimike, objekte metalike, etj.) mbi pajisje. Kjo mund 
të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin 
ose lëndime. Mos vendosni një enë të mbushur me ujë mbi 
frigorifer.
-  Nëse derdhen, ekziston rreziku i goditjeve elektrike.
•  Mos përdorni pajisje mekanike ose mjete të tjera për 
të përshpejtuar procesin e ngrirjes, përveç atyre që 
rekomandohen nga prodhuesi.
•  Mos e dëmtoni qarkun e ftohësit.
•  Mos shikoni drejtpërdrejt te llamba LED UV për periudha të 
gjata kohe.
-  Kjo mund të shkaktojë lodhje të syve për shkak të 
rrezeve ultravioletë.
•  Mos e futni raftin e frigoriferit të kthyer përmbys. 
Bllokuesi i raftit nuk mund të funksionojë.
-  Kjo mund të shkaktojë lëndime personale për shkak të 
rënies së raftit të xhamit.
•  Mbajini gishtat larg vendeve ku mund të "pickoheni". 
Hapësirat midis dyerve dhe kabinetit janë mjaft të vogla. 
Bëni kujdes kur hapni dyert nëse fëmijët janë pranë jush.
•  Nëse zbulohet rrjedhje gazi, shmangni flakët e hapura ose 
burimet e mundshme të ndezjes dhe ajrosni dhomën në të 
cilën është pajisja për disa minuta.
-  Mos e prekni pajisjen ose kordonin elektrik.
-  Mos përdorni ventilator ajrimi.
-  Një shkëndijë mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
•  Përdorni vetëm llambat LED të ofruara nga prodhuesi ose 
agjencitë e tij të shërbimit.
Untitled-22   14
2016-03-21     12:25:25