Samsung RT38K5530S9 Manuel D’Utilisation

Page de 708
Shqip  15
Inf
ormacione sig
urie
•  Shishet duhet të vendosen pranë njëra tjetrës në mënyrë 
që të mos bien.
•  Ky produkt është bërë vetëm për ruajtjen e ushqimit në një 
ambient shtëpiak.
•  Mos u mundoni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni vetë 
frigoriferin.
-  Modifikimet e paautorizuara mund të shkaktojnë 
probleme sigurie. Për të kthyer mbrapsht një modifikim 
të paautorizuar, ne do t'ju tarifojmë për pjesët dhe 
punën.
•  Mos përdorni asnjë lloj sigurese (si për shembull bakër, tel 
çeliku, etj.) përveç siguresave standarde.
•  Nëse frigoriferi duhet të riparohet ose montohet përsëri, 
kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit.
-  Nëse nuk veprohet kështu mund të ndodhin goditje 
elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndime.
•  Nëse llamba e brendshme ose e jashtme LED është djegur, 
kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit.
•  Nëse frigoriferi lëshon një aromë si të djegur ose tym, 
hiqeni menjëherë frigoriferin nga priza dhe kontaktoni me 
qendrën e shërbimit të Samsung Electronics.
-  Nëse nuk veprohet kështu kjo mund të shkaktojë rrezik 
goditjesh elektrike ose zjarri.
•  Hiqeni spinën elektrike nga priza para se të ndërroni 
llambat e frigoriferit.
-  Përndryshe ekziston rreziku i goditjeve elektrike.
•  Nëse keni vështirësi me ndërrimin e dritës jo LED, 
kontaktoni me një qendër shërbimi të Samsung.
Untitled-22   15
2016-03-21     12:25:25