Samsung RT38K5530S9 Manuel D’Utilisation

Page de 708
Shqip  47
Mir
ëmbajtja
Specifikimet
Përdorni rregullisht një rrobë të thatë për të hequr të gjitha substancat e huaja, si pluhurat ose uji, nga 
terminalet e spinës elektrike dhe pikat e kontaktit.
1.  Hiqeni nga priza kordonin elektrik të frigoriferit.
2.  Përdorni një rrobë të butë pa push ose letra kuzhine të njomura për të pastruar pjesën e brendshme 
dhe të jashtme të frigoriferit.
3.  Kur të përfundoni, përdorni një rrobë të thatë ose letër kuzhine për ta tharë mirë.
4.  Vini kordonin elektrik të frigoriferit në prizë për ta ndezur frigoriferin.
SHËNIM
Nëse keni hequr ndonjë pjesë të lëvizshme si raftet për t'i pastruar, referojuni strukturës së përgjithshme 
në pjesën Çfarë përfshihet për t'u siguruar që i keni futur përsëri si duhet.
PARALAJMËRIM
•  Mos përdorni benzen, hollues ose detergjentë shtëpie/makine si Clorox™ për pastrim. Ata mund të 
dëmtojnë sipërfaqen e frigoriferit dhe mund të shkaktojnë zjarr.
•  Mos spërkatni ujë mbi frigorifer. Kjo mund të shkaktojë një goditje elektrike.
•  Mos i vendosni gishtat ose objekte të tjera në vrimën e aparatit të ujit.
Ndërrimi
Filtri i deodorantit (vetëm modelet përkatëse)
A
ndërkohë që mbani anët e sipërme dhe të poshtme 
të kasës së filtrit, zhbllokojeni kasën e filtrit për të 
shfaqur filtrin e deodorantit (A). Ndërrojeni filtrin 
dhe më pas futeni përsëri kasën e tij.
Llambat
Riparimi i llambave nuk mund të kryhet nga përdoruesi. Për ndërrimin e llambave të frigoriferit, kontaktoni 
me një qendër shërbimi lokale të Samsung.
Untitled-22   47
2016-03-21     12:25:30