Samsung RT38K5530S9 Manuel D’Utilisation

Page de 708
Shqip
48 
Zgjidhja e problemeve
Nëse gjendeni në një situatë të pazakontë me frigoriferin tuaj, në fillim kontrolloni tabelën më poshtë dhe 
provoni sugjerimet.
Të përgjithshme
Simptoma
Veprimi
Nuk funksionon ose nuk 
ftoh.
•  Sigurohuni që kordoni elektrik të jetë lidhur si duhet.
•  Sigurohuni që kontrolli i temperaturës të jetë caktuar si duhet.
•  Sigurohuni që ta mbani frigoriferin larg nga drita direkte e diellit 
ose burimet e nxehtësisë. Mosrespektimi i kësaj mund të ndikojë në 
rendimentin e ftohjes.
•  Sigurohuni që frigoriferi të ketë hapësirë të mjaftueshme nga faqet e 
pasme ose anësore ose nga kabineti. Mosrespektimi i kësaj mund të 
ndikojë në rendimentin e ftohjes.
•  Ushqimet e tepërta mund të bllokojnë ventilimin e frigoriferit. Për 
ta mbajtur frigoriferin në funksionim normal, mos vendosni shumë 
ushqime brenda.
Ushqimet në frigorifer 
ngrijnë.
•  Kontrolloni nëse kontrolli i temperaturës është caktuar në temperaturën 
më të ulët. Nëse po, ndryshoni temperaturën në optimale ose më të 
lartë.
•  Kjo ndodh kur temperatura e ambientit është shumë e ulët. Caktojeni 
temperaturën më lart.
•  Kontrolloni nëse ushqimet me përqindje të lartë uji janë vendosur në 
zonën më të ftohtë të frigoriferit ose pranë vrimës së ajrimit të ftohjes. 
Nëse ndodh kjo, lëvizini ushqimet në rafte të tjera në frigorifer.
Lëshon zhurma.
•  Sigurohuni që frigoriferi të jetë montuar në një sipërfaqe të 
qëndrueshme dhe të sheshtë.
•  Sigurohuni që frigoriferi të ketë hapësirë të mjaftueshme nga faqet e 
pasme ose anësore ose nga kabineti.
•  Sigurohuni që ta mbani frigoriferin të pastër nga papastërtitë ose 
objektet e huaja brenda ose poshtë tij.
•  Frigoriferi mund të lëshojë një tingull kërcitës nga brenda, gjë që ndodh 
kur pjesë të ndryshme të lëvizshme tkurren ose zgjerohen. Ky nuk është 
një defekt i sistemit.
Cepat përpara dhe anët 
bëhen të ngrohta dhe 
krijohet kondensim.
•  Për të parandaluar krijimin e kondensimit, frigoriferi ka një tubacion 
kundër nxehtësisë në cepat përpara. Nëse temperatura e ambientit 
rritet, kjo pajisje mund të mos funksionojë me efektivitet. Ky nuk është 
një defekt i sistemit.
•  Në sipërfaqen e jashtme të frigoriferit mund të krijohet kondensim nëse 
ajri i lagësht bie në kontakt me sipërfaqen e freskët të frigoriferit.
Zgjidhja e pr
obleme
ve
Untitled-22   48
2016-03-21     12:25:30