Samsung WW80J5545FW Manuel D’Utilisation

Page de 380
Shqip  25 
Përpara se të 
fil
loni
HAPI 2 Zbrazni xhepat
Zbrazni të gjithë xhepat e rrobave tuaja
•  Sendet metalike, si p.sh. monedha, karfica dhe tokëza nëpër rroba mund të dëmtojnë rrobat e tjera si dhe kazanin.
Kthejini nga brenda jashtë rrobat me kopsa dhe qëndisje
•  Nëse zinxhirët e pantallonave ose të xhaketave janë të hapur gjatë larjes, kazani mund të dëmtohet. Zinxhirët duhet të mbyllen 
dhe të fiksohen me një lidhëse.
•  Rrobat me lidhëse të gjata mund të kapen te rrobat e tjera. Sigurohuni të lidhni lidhëset përpara fillimit të larjes.
HAPI 3 Përdorni rrjetë rrobash
•  Reçipetat (që mund të lahen me makinë larëse) duhet të vendosen në një rrjetë rrobash. Pjesët metalike të sutjenave mund të 
shpojnë dhe të grisin rrobat e tjera.
•  Rrobat e vogla dhe të lehta, si p.sh. çorapet, dorezat dhe shamitë mund të kapen pranë derës. Vendosini ato brenda një rrjete të 
imët rrobash.
•  Mos e lani rrjetën e rrobave vetëm pa rroba të tjera. Kjo mund të shkaktojë dridhje anormale që mund të lëvizin makinën larëse 
dhe të shkaktojnë lëndim.
HAPI 4 Paralarje (nëse është e nevojshme)
Zgjidhni opsionin Paralarje për ciklin e zgjedhur nëse rrobat janë shumë të ndotura. Kur zgjidhni opsionin Paralarje, sigurohuni të 
vendosni pluhur larës në ndarjen e larjes kryesore.
HAPI 5 Përcaktoni kapacitetin e ngarkesës
Mos e mbushni makinën larëse më shumë sesa duhet. Mbingarkimi mund të shkaktojë moslarjen e duhur nga makina larëse. Për 
kapacitetin e ngarkesës sipas llojit të rrobave, shihni faqen 33.
SHËNIM
Kur lani mbulesa ose kuverta, koha e larjes mund të zgjatet ose efikasiteti i centrifugimit mund të ulet. Për mbulesa ose kuverta, 
shpejtësia maksimale e rekomanduar e ciklit të centrifugimit është 800 rpm dhe kapaciteti i ngarkesës është 2,0 kg ose më pak. 
KUJDES
Kur rrobat janë të paekuilibruara dhe shfaqet kodi informues "Ub", shpërndajeni sërish ngarkesën. Rrobat e paekuilibruara mund të 
zvogëlojnë efikasitetin e centrifugimit. 
Untitled-6   25
2017-03-07     7:35:37