Samsung WW80J5545FW Manuel D’Utilisation

Page de 380
Përpara se të filloni
Shqip
26 
Përpara se të 
fil
loni
HAPI 6 Përdorni llojin e duhur të detergjentit
Lloji i detergjentit varet nga lloji i tekstilit (pambuk, sintetike, artikuj delikatë, të leshta), ngjyra, temperatura e larjes dhe shkalla e 
ndotjes. Sigurohuni të përdorni detergjent rrobash të krijuar enkas për makinat larëse automatike.
SHËNIM
•  Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të detergjentit në varësi të peshës së rrobave, shkallës së ndotjes dhe fortësisë së ujit në 
rajonin tuaj. Nëse nuk jeni të sigurt për fortësinë e ujit, kontaktoni autoritetet vendore për ujin.
•  Mos përdorni detergjent që ka tendencën të fortësohet ose të ngurtësohet. Ky detergjent mund të mbetet pas ciklit të 
shpëlarjes, duke bllokuar daljen e shkarkimit.
KUJDES
Kur lani të leshta me ciklin WOOL (TË LESHTA)  , përdorni vetëm lëng larës neutral. Nëse përdoret me ciklin WOOL (TË LESHTA) 
, pluhuri larës mund të mbetet në rroba dhe t'i çngjyrosë. 
Kapsula për rroba
Për rezultate maksimale nga përdorimi i kapsulave për rroba, ndiqni këto udhëzime.
1.  Vendosni kapsulën në fund të kazanit bosh drejt pjesës së 
pasme.
2.  Vendosni rrobat në kazan mbi kapsulë.
Untitled-6   26
2017-03-07     7:35:37