Samsung RF56J9041SR Manuale Utente

Pagina di 592
Shqip - 38
HEQJA E AKSESORËVE TË 
FRIGORIFERIT
1.  Koshat e dyerve ose Ndarjet e mbrojtëseve
•  Për ta hequr - Thjesht ngrijeni koshin lart dhe 
nxirreni jashtë.
•  Për ta rivendosur - Rrëshqitni brenda sipër 
vendit të dëshiruar dhe shtyjeni poshtë derisa të 
ndalojë.
•  Mund të ndodhin lëndime nëse koshat e 
dyerve nuk janë kapur mirë me dyert. 
Mos i lini fëmijët të luajnë me koshat. 
Cepat e mprehtë të koshave mund të 
shkaktojnë lëndime.
•  Mos u mundoni ta rregulloni një kosh plot 
me ushqim. 
Hiqeni ushqimin më parë.
•  Metoda e heqjes së pluhurave - hiqeni 
mbrojtësen dhe lajeni në ujë.
•  Nëse njolloset me vaj pas përdorimit, 
lajeni menjëherë me ujë. 
KUJDES
2.  Raftet prej xhami të forcuar
•  Për ta hequr - anoni lart pjesën e parme të 
raftit në drejtimin e treguar (1) dhe ngrijeni lart 
vertikalisht (2). Tërhiqeni raftin jashtë.
•  Për ta rivendosur - anoni lart pjesën e përparme 
të raftit dhe drejtoni grepat e raftit në foletë në 
një lartësi sipas dëshirës. 
Më pas uleni pjesën e përparme të raftit në 
mënyrë që grepat të mund të bien te foletë.
•  Raftet prej xhami të temperuar janë të 
rënda. Bëni kujdes të veçantë kur i hiqni.
2
1
3.  Sirtarët e perimeve dhe frutave (Zona EZ e 
freskët)
•  Duke e mbajtur sirtarin me një dorë, ngrijeni 
pak lart duke e tërhequr përpara dhe më pas 
nxirreni nga frigoriferi.
•  Hiqni koshat e derës para se të hiqni 
sirtarin për të parandaluar dëmtimin e 
koshave të derës.
KUJDES