Samsung RF56J9041SR Manuale Utente

Pagina di 592
Shqip - 40
Zgjidhja e problemeve
PROBLEMI
ZGJIDHJA
Frigoriferi nuk 
punon ose 
nuk ftohet 
mjaftueshëm.
•  Kontrolloni nëse spina e korrentit është lidhur mirë.
•  Kontrolloni që temperatura e vendosur në ekranin digjital është më e 
ngrohtë se temperatura e brendshme të ngrirësit ose frigoriferit. 
Nëse po, vendoseni ngrirësin ose frigoriferin në një temperaturë më të 
ftohtë.
•  A ndodhet frigoriferi nën dritën direkte të diellit ose ndodhet pranë një 
burimi nxehtësie? 
Nëse po, ajo mund të mos arrijë të ftohë mjaftueshëm. 
Montojeni në një vend që është larg nga drita direkte e diellit dhe jo pranë 
një burimi nxehtësie.
•  A është pjesa e pasme e frigoriferit shumë afër murit, duke penguar ajrimin 
e nevojshëm? Nëse po, ajo mund të mos arrijë të ftohë mjaftueshëm. 
Mbajeni në një distancë të përshtatshme nga muri.
•  A ka tepër ushqim brenda kështu ushqimi po bllokon vrimat e ajrimit? 
Për ta mbajtur ushqimin në një temperaturë të përshtatshme, mos e 
mbushni frigoriferin me tepër ushqim.
Ushqimi në 
frigorifer është i 
ngrirë.
•  Kontrolloni nëse temperatura e vendosur në ekranin digjital është shumë e 
ulët. 
Nëse po, ngrijeni temperaturën e caktuar brenda frigoriferit.
•  A është temperatura në dhomë shumë e ulët? Vendoseni frigoriferin në 
temperaturë më të ngrohtë.
•  Keni vendosur ushqime me përmbajtje të lartë lagështie në pjesën më të 
ftohtë të frigoriferit? 
Provoni t'i lëvizni ato artikuj në rafte të tjera në frigorifer në vend se t'i 
vendosni në vende ose kosha më të ftohtë.
Dëgjoni zhurma 
ose tinguj të 
pazakontë.
•  Kontrolloni nëse frigoriferi është në nivel dhe i qëndrueshëm.
•  A është pjesa e pasme e frigoriferit shumë afër murit, duke penguar ajrimin 
e nevojshëm?
•  A u rrëzua diçka prapa ose poshtë frigoriferit?
•  Nëse dëgjoni një tingull si kërcitje brenda frigoriferit, kjo është normale. 
Kjo ndodh sepse pjesët e ndryshme ngushtohen ose zgjerohen si pasojë 
e ndryshimeve të temperaturës në pjesën e brendshme të frigoriferit.
•  Nëse duket sikur diçka po godet diçka tjetër brenda frigoriferit, kjo është 
normale. 
Zhurma krijohet nga kompresori që funksionon në kapacitet të lartë.
Zona e izolimit të 
derës të kabinetit 
të pajisjes është 
e nxehtë dhe po 
ndodh kondensim.
•  Është normale pak nxehtësi pasi anti-kondensatorët janë të instaluar 
në pjesën e menteshave vertikale të frigoriferit për të parandaluar 
kondensimin.
•  A është dera e frigoriferit paksa e hapur? 
Mund të ndodhë kondensim kur e lini derën e frigoriferit të hapur për një 
kohë të gjatë.