Samsung RF56J9041SR Manuale Utente

Pagina di 592
Kufijtë e Temperaturës të Ambientit të Dhomës
Ky frigorifer është projektuar që të funksionojë në temperatura ambienti të përcaktuara nga kategoria e tij 
e temperaturës e shënuar në pllakën e klasifikimit.
Kategoria
Simbol
Intervali i Temperaturës të Ambientit (°C)
IEC 62552 (ISO 15502)
ISO 8561 
Temperim i Zgjatur
SN
+10 deri në +32
+10 deri në +32
Temperim
N
+16 deri në +32
+16 deri në +32
Nëntropikale
NT
+16 deri në +38
+18 deri në +38
Tropikale
T
+16 deri në +43
+18 deri në +43
Temperaturat e brendshme mund të ndikohen nga faktorë të tillë si vendndodhja e frigoriferit, 
temperatura e ambientit dhe frekuenca me të cilën hapni derën. 
Rregulloni temperaturën siç kërkohet për të kompensuar për këta faktorë.
Albanian
Hedhja e duhur e këtij produkti
 (Mbeturina pajisjesh elektrike dhe elektronike)
(Vlen për vendet me sisteme të ndara grumbullimi)
Kjo shenjë në produkt, në aksesorë ose në dokumentacion tregon se produkti dhe aksesorët 
e  tij  elektronikë  (p.sh.  ngarkuesi,  kufjet,  kablloja  USB)  nuk  duhet  të  hidhen  bashkë  me 
mbeturinat  shtëpiake  në  fund  të  jetëgjatësisë  së  tyre  funksionale.  Për  të  parandaluar 
dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e 
mbeturinave, ju lutemi ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini me 
përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin nga ku kanë blerë këtë produkt, ose 
zyrën e qeverisjes vendore për informacione rreth vendit dhe mënyrës me të cilën mund t’i 
transportojnë këta artikuj për riciklim të sigurt për ambientin.
Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të shikojnë kushtet e 
përgjithshme të kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të 
përzihen në hedhje me mbeturina të tjera komerciale.