Samsung 12 kg pračka s Crystal Blue dvířky WW12H8400EW Série WW8000 ユーザーズマニュアル

ページ / 664
Shqip - 4
Masa paraprake të rëndësishme për sigurinë
PARALAJMËRIM: Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjes elektrike ose lëndimit të personit 
kur përdorni pajisjen, ndiqni masat paraprake bazë si më poshtë:
1.  Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga personat (duke përfshirë fëmijët) me 
aftësi të reduktuara fizike, ndijore ose mendore ose mangësi në përvojë 
dhe njohuri, nëse ata nuk janë në mbikëqyrje të drejtpërdrejtë ose duke 
u udhëzuar në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person që mban 
përgjegjësi për sigurinë e tyre.
2.  Për përdorim në Evropë: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 
të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi ndijore, fizike ose 
mendore të reduktuara, ose mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë 
nën mbikëqyrje ose nëse janë udhëzuar për përdorimin e pajisjes në 
mënyrë të sigurt dhe që kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët nuk duhet 
të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk do të 
kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
3.  Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar se ata nuk luajnë me 
pajisjen.
4.  Për të shmangur rreziqet, nëse dëmtohet kordoni elektrik, ai duhet të 
zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose një person me 
kualifikim të ngjashëm.
5.  Duhen përdorur grupet e reja të tubave që vijnë me pajisjen dhe të mos 
ripërdoren grupet e vjetra të tubave.
6.  Për pajisjet me fole ajrimi në bazament, sigurohuni që ato të mos 
bllokohen nga qilimat.
7.  Për përdorim në Evropë: Fëmijët nën 3 vjeç duhen mbajtur larg, përveç 
nëse janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
8.  KUJDES: Për të evituar rreziqet për shkak të ricaktimit të paqëllimshëm 
të nivelit maksimal termik, pajisja nuk duhet të furnizohet me çelësa të 
jashtëm elektrikë, si p.sh. rele, dhe nuk duhet të lidhet me qark që ndizet 
e fiket nga operatori elektrik.
Untitled-8   4
5/24/2016   3:42:49 PM