Samsung 12 kg pračka s Crystal Blue dvířky WW12H8400EW Série WW8000 ユーザーズマニュアル

ページ / 664
Shqip - 39
ZGJIDHJ
A E PROBLEMEVE
Zgjidhja e problemeve
Pikat e kontrollit
Nëse hasni probleme me makinën larëse, fillimisht kontrolloni tabelën më poshtë dhe provoni sugjerimet.
Problemi
Veprimi
Makina larëse nuk ndizet.
•  Sigurohuni se makinë larëse është vendosur në prizë.
•  Sigurohuni se dera është mbyllur mirë.
•  Sigurohuni se rubineti i furnizimit me ujë është i hapur.
•  Shtypni sërish butonin Fillo/Ndalo [   ].
Furnizimi me ujë është i 
pamjaftueshëm ose nuk 
ka furnizim me ujë.
•  Hapni plotësisht rubinetin e furnizimit me ujë.
•  Sigurohuni se tubi i furnizimit me ujë nuk ka ngrirë.
•  Sigurohuni se tubi i furnizimit me ujë nuk është spërdredhur apo bllokuar.
•  Pastroni filtrin në tubin e furnizimit me ujë.
Ka mbetur ende 
detergjent në sirtarin 
e detergjentit pas 
përfundimit të ciklit të 
larjes
•  Sigurohuni se makina juaj larëse është duke punuar me presion të 
mjaftueshëm të ujit.
•  Sigurohuni që në qendër të sirtarit të detergjentit të shtohet detergjent.
Makina larëse dridhet 
shumë ose bën zhurmë.
•  Sigurohuni se makina larëse është vendosur në dysheme të niveluar. 
Nëse dyshemeja nuk është e niveluar, përdorni këmbët niveluese për të 
rregulluar nivelimin.
•  Sigurohuni se bulonat e transportimit janë hequr.
•  Sigurohuni se makina larëse nuk është duke prekur ndonjë objekt tjetër.
•  Sigurohuni se ngarkesa e rrobave është e ekuilibruar.
Makina larëse nuk 
shkarkohet dhe/ose nuk 
shtrydh.
•  Sigurohuni që tubi i shkarkimit të jetë i drejtuar deri në fund të sistemit 
të shkarkimit.
•  Sigurohuni se filtri i papastërtive nuk është i bllokuar.
Dera nuk hapet.
•  Shtypni butonin Fillo/Ndalo [   ] për të ndaluar makinën larëse.
•  Dera qëndron e bllokuar për sa kohë makina larëse është ende e nxehtë 
brenda pas funksionit të nxehjes.
•  Çaktivizoni Child Lock (Bllokimi për fëmijët) nëse është i aktivizuar.
Nëse problemi vazhdon, kontaktoni qendrën vendase të shërbimit të Samsung-ut.
Untitled-8   39
5/24/2016   3:42:58 PM