Samsung RF56J9041SR ユーザーズマニュアル

ページ / 592
Shqip - 28
( 3 )
Energy Saver (Kursimi i energjisë)
(mbajeni 3 sek për Control Lock (Kyçi i 
kontrollit))
Prekja e këtij butoni aktivizon ose çaktivizon 
modalitetin e Kursimit të Energjisë. Kur 
e aktivizoni Kursimin e Energjisë, ndizet 
ikona e Kursimit të Energjisë.
Fikeni Kursimin e Energjisë dhe ikona do të 
fiket.
Funksioni i Kursimit të energjisë është i 
caktuar si aktiv në fabrikë "ON" (Ndez).
Nëse shfaqet kondensim ose pika uji 
në dyer, fikeni modalitetin e Kursimit të 
Energjisë.
Po ashtu, prekja e këtij butoni për 3 
sekonda aktivizon Control Lock (Kyçi i 
kontrollit) që bllokon panelin e ekranit dhe 
butonat e dispenserit që butonat të mos 
përdoren.
Prekeni për 3 sekonda për ta zhbllokuar.
( 4 )
Fridge (Frigoriferi) 
(mbajeni për 3 sek për Power Cool 
(Ftohja me fuqi))
Prekeni këtë buton për ta vendosur 
frigoriferin në temperaturën e dëshiruar. 
Mund ta vendosni temperaturën nga 1 °C 
deri në 7 °C. Mbajeni të shtypur këtë buton 
për 3 sekonda për të ulur kohën që duhet 
për të ftohur produktet në frigorifer. 
Kjo mund të jetë e dobishme nëse ju duhet 
të ftohni shpejt artikuj që prishen lehtë 
ose nëse temperatura në frigorifer është 
ngrohur shumë. 
(Për shembull, nëse dera është lënë hapur.)
( 5 ) Cool Select
+  
(Dhoma e zgjedhjes së ftohtësisë)
Butoni CoolSelect+ (Zgjedhja e ftohtësisë+) 
ju lejon që të caktoni Dhomën e zgjedhjes 
së ftohtësisë poshtë në të djathtë të 
frigoriferit tuaj te një nga katër parametrat: 
Ngrirësi, Ngrirje e butë, Ftohtësi e akullt 
ose Freski.
Shtypni butonin CoolSelect+ për tre 
sekonda për të aktivizuar funksionin e 
Dhomës së zgjedhjes së ftohtësisë dhe më 
pas zgjidhni një nga katër parametrat.
Freezer (Ngrirësi)
Zgjidhni Freezer (Ngrirësi) për të caktuar të 
njëjtën temperaturë me ngrirësin.
•  Përdorni këtë parametër për t'i mbajtur 
ushqimet të ngrira.
Soft Freezing (Ngrirja e butë)
Zgjidhni Soft Freezing (Ngrirja e butë) për 
ta caktuar temperaturën në -5 °C.
•  Përdorni këtë parametër për të mbajtur 
të freskët mishin dhe peshkun për një 
kohë më të gjatë se në frigorifer.
Chill (Ftohtësi e akullt)
Zgjidhni Chill (Ftohtësi e akullt) për ta 
caktuar temperaturën në -1 °C.
•  Përdorni këtë parametër për të ruajtur 
ushqime të zgjedhura si biftek, peshk, 
proshutë dhe djathë.
Cool (Ftohtësia)
Zgjidhni Cool (Ftohtësi) për ta caktuar 
temperaturën në 2 °C.
•  Përdorni këtë parametër për të ruajtur 
pijet (lëngje frutash, pije të gazuara dhe 
birrë), perimet, frutat, etj.